Nga rivlerësimi i banesave e ulja e tatifitimit për makinat te akciza e cigareve- Të gjitha ndryshimet e Paketës Fiskale 2020

Ministrja e Financave Anila Denaj ka prezantuar projektbuxhetin dhe paketën e re fiskale për vitin 2020. Pas prezantimit diskutimet do të kalojnë në komisione kuvendore e seancë plenare nen për nen dhe më pas do të bëhet edhe votimi i variantit përfundimtar.

Por çfarë parashikon Paketa Fiskale 2020?

Në listën e ndryshimeve janë ulja e tatimfitimit në 5 % për sektorin e industrisë së automjeteve, njohja si shpenzime të zbritshme të sponsorizimeve në sport, mbartja e humbjeve për 5 vite për ata që investojnë në projekte biznesi mbi 1 miliardë lekë, rritja me 5 % e komisionit

Tatimi mbi të ardhurat

-Incentivimin e sektorit të industrisë automotive duke ulur normën e tatim fitimit në 5 %, për personat juridikë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në këtë industri.

-Promovimin e sportit, me qëllim rritjen e impaktit pozitiv të tij në shoqëri. Për këtë arsye propozohet incentiva fiskale për përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat personale të shpërblimeve qe u jepen sportistëve, apo ekipeve sportive pjesë të federatave sportive të njohura nga legjislacioni përkatës. Gjithashtu, për personat juridikë, të cilët realizojnë fitim vjetor të tatueshëm mbi 100 milion lekë, shumat e sponsorizuara në fushën e sportit, të njohura si shpenzime të zbritshme, për efekt të llogaritjes së tatimit mbi fitimin, janë të zbritshme sa trefishi i shumës së sponsorizuar.

-Mbartjen e humbjeve për një periudhë 5-vjecare për tatimpaguesit, që investojnë në projekte biznesi me vlerë mbi 1 miliard lekë.

-Harmonizimin e Ligjit nr 8438 nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar me ligjin e ri “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”

Taksat kombëtare

-saktësimin e vlerës së mjetit për efekt të kritereve që duhet të përmbushi një automjet për tu konsideruar automjet luksi, duke e amortizuar vlerën e automjetit me 10% me vlerë të mbetur;

-ndryshime në penalitet me qëllim unifikimin e gjobës për pagesë të vonuar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura;

-rritje të komisionit që përfiton DPSHTRR, prej 5 (pesë) përqind për taksën e regjistrimit fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze”;

-shtimin e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar për tu përjashtuar nga taksa vjetore të mjeteve të përdorura.

-përjashtimin nga pagimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura, “Automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi”.

Procedurat Tatimore, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 

Ndryshimet në Ligjet: “Për proceedurat tatimore” dhe “Për tatimit mbi vlerën e shtuar” lidhen kryesisht me hartimin dhe miratimin e ligjit “Për fiskalizimin”. Pra jane ndryshime proceduriale të lidhura me të. Njëkohësisht janë rishikuar edhe disa shkelje administrative dhe nivele penalitetesh me qëllim lehtësimin e zbatimit praktik të tyre.   

Efektet e politikave fiskale

Rritja e programuar e akcizes së cigareve. Efekti vjetor +750 milion lekë.

-Miratimi i një ligji për rivlerësimin e banesave. Efekti i vlerësuar  për 2020  është +4 miliard lekë.

-Incentivimin e sektorit të industrisë automotive duke ulur normën e tatim fitimit në 5 %, për personat juridikë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në këtë industri. Aktualisht nuk kemi efekte që mund të llogariten ne të ardhurat e buxhetit

-Përjashtimin nga tatimi mbi të ardhurat personale të shpërblimeve qe u jepen sportistëve, apo ekipeve sportive pjesë të federatave sportive të njohura nga legjislacioni përkatës. Efekti do jetë minimal në vartësi të rezultateve të arritura

-Personat juridikë, të cilët realizojnë fitim vjetor të tatueshëm mbi 100 milion lekë, shumat e sponsorizuara në fushën e sportit, të njohura si shpenzime të zbritshme, për efekt të llogaritjes së tatimit mbi fitimin, janë të zbritshme sa trefishi i shumës së sponsorizuar. Llogaritjet janë teorike, pasi duhet të identifikohen ato kompani që do financojnë sportin.

-Mbartjen e humbjeve për një periudhë 5-vjecare për tatimpaguesit, që investojnë në projekte biznesi me vlerë mbi 1 miliard lekë. Nuk mund të llogariten efekte.

-Saktësimin e vlerës së mjetit për efekt të kritereve që duhet të përmbushi një automjet për tu konsideruar automjet luksi, duke e amortizuar vlerën e automjetit me 10% me vlerë të mbetur; Ndryshimi është procedurial

-Rritje të komisionit që përfiton DPSHTRR, prej 5(pesë) përqind për taksën e regjistrimit fillestar dhe taksën e përvitshme për automjetet luksoze”;

-Shtimin e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar për t’u përjashtuar nga taksa vjetore të mjeteve të përdorura. Efekte minimale.

-Përjashtimin nga pagimi i taksës vjetore të mjeteve të përdorura, “Automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi”.