Kriza ekonomike/ Ja si e shpreh mjeshtri Kapexhiu arkën bosh të Ramës

Mjeshtri Bujar Kapexhiu sjell një qëndrim origjinal lidhur me debatet e fundit për mungesën e parave për shpërblime për fundin e vitit, dhe për parashikimin e zymtë për vitin e ardhshëm që nuk do të ketë rritje pagash dhe pensionesh.

Ndërkohe, koncesionet e shumë kritikuara vazhdojnë të majmen, dhe këto të quajtura afera nuk preken dhe nuk rrezikohen fare. Qeveria ka parashikuar madje edhe shtesa për ta, siç janë 4 miliardë lekë më shumë për koncesionin e laboratorëve, një denoncim i bërë dje nga ish-deputeti i PD, Shehaj.