Klopp zbulon sekretin si mundet City: Edhe ata që shesin hot-dog …

Trajneri Jurgen Klopp, ndryshe nga kolegu i tij, në konferencën për shtyp ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithëve për të fituar ndaj Manchester City-it. Strategu gjerman ka shkuar aq larg, saqë i ka kërkuar edhe atyre që shesin “hot-dog” të jenë në formë të mirë.

 

“Duhet të luajmë ndeshjen tonë më të mirë, të gjithë ata që do të jenë në stadium duhet të shkëlqejnë, edhe djemtë që shesin hot dog duhet të shkëlqejnë.

Nuk ka nevojë që ta nënvizoj rëndësinë e kësaj ndeshje, pasi ajo dihet. Të përpiqemi ta bëjmë si normale, do të ishte budallëk. Nuk mund të arrish në një nivel tjetër në ekipet më të mirë, pa qenë i gjithi i përfshirë në këtë gjë, me të gjitha emocionet”, deklaroi strategu gjerman. /R.Lika-Koha Jone/