Kërpaçi takim me zyrtarë të qeverisë Britanike: Zgjedhje të lira, detyrim ndaj qytetarëve

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se është takuar gjatë një vizite në Londër, me Drejtorin për Europën dhe Azinë të fondacionit Westminister Foundation for Democracy, të qeverisë Britanike. Sipas saj, gjatë takimit u diskutua për largimin e të rinjëve por mbi të gjitha për zgjedhje të lira e të ndershme.

Postimi i plotë

Gjatë vizitës në Londër, mu dha mundësia të takoja Chris Levick, Drejtorin për Europën dhe Azinë të fondacionit Westminister Foundation for Democracy, të qeverisë Britanike. Diskutuam gjatë për arsyet e largimit masiv të të rinjve por edhe për situatën politike ku ndodhet Shqipëria sot për shkak të keqqeverisjes. Përfshirja e të rinjve në vendimmarrje, hartimi i politikave dedikuar të rinjve dhe mirëqënies së qytetarëve është priorit i LSI. Gjithashtu, organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri është detyrimi ynë përballë qytetarëve. Përfituam një eksperiencë të vyer për bashkëpunim të sinqertë me partnerët ndërkombëtarë për punësim, shkollim, garanci e jetë më të mirë për rininë Shqiptare.