Këmbimi valutor – Java mbyllet e trazuar për Paundin dhe Dollarin, ndërsa Euro qëndron statike

Monedha e Eurozonës e ka mbyllur këtë javë në kuotën e 122.8 lekëve duke mos regjistruar luhatje sipas të dhënave të publikuara nga Credins Bank.

Ndërkaq Dollari amerikan është forcuar me 0.2 pikë këtë fundjavë duke kapur nivelin e 111 lekëve.

Paundi britanik ka humbur 0.2 pikë duke zbritur në fund të kësaj jave në vlerën e 142.3 lekëve.

Franga zvicerane vazhdon edhe sot të kuotohet me 111.5 lekë.

Dollari kanadez dhe ai australian janë këmbyer këtë fundjavë me 84.7 lekë dhe 76.2 lekë sikurse edhe ditën e djeshme.