Interi bën gati “dhuratën” e parë për Conten në muajin janar

Antonio Conte kërkon blerje për të përballuar pjesën e dytë të sezonit. Drejtuesit e klubit ziklatër kanë nisur menjëherë nga puna për merkaton e Janarit. Objektivi kryesor i Interit është sulmuesi i Chelsea-t, Olivier Giroud.

 

Kontrata e francezit me blutë e Londrës është pranë skadencës dhe largimi nga ekipi i drejtuar nga Frank Lampard është më se i mundshëm, kështu që transferimi në Milano duket shumë pranë.

33-vjeçari ka një page relativisht të lartë, rreth 8 milionë euro në sezon, por për të kaluar nën urdhrat e Contes Giroud mundtë pranojë ulje, ndaj ka dhënë “ok” për të nisur tratativat.