Familja Gokovi në Shkodër nën presionin e Myftinisë!

Letër në redaksi

Çështja e përsëritur e familjes Gokovi po bën bujë për të ngritur përgjegjsinë shteterore, sepse situata vazhdon të jetë tepër serioze. Unë, si e bija e familjes përmes autoritetit mediatik dhe ligjor, po bëj të gjitha përpjekjet për të deklaruar hapur, krimin dhe korrupsionin thellësisht tëe rrezikshëm që ka përfshirë qytetin e Shkodrës .

Aktualisht jemi në një proces tjetër gjyqesor, nëpërmjet të cilit vihet re lehtesisht, që e verteta e mbuluar prej vitesh po del në sipërfaqe për të mësuar njëherë e mirë gjithë organet ligjzbatuese, se ku qendron e drejta qytetare.

Kjo seancë gjyqesore me padinë nga familja Gokovi duhet të marr drejtimin e duhur ligjor dhe jo të shfrytëzohet në mënyrë arbitrare nga mafia e tokave dhe sekseret e tyre.

Ne akuzojmë drejtues të Myftinisë si dhe Drejtorin e Policisë së Shkodrës, Niko Brahimi që ka qëndruar pasiv ndaj padive tona prej presionëve të përsonave të lidhur me z. Mohammed Sytari.

Pas gjithë këtij presioni e shantazhi, jo me larg se diten e djeshme, na është paraqitur një tjetër dokument në formë kërcënimi dhe dhune psikologjike, duke deklaruar hapur me veprimin e tyre që nuk respektojnë vijimësinë e proceseve gjyqësore.

Bëj thirrje medias, organeve ligjzbatuese, përgjegjëse ndaj krimit të reagojnë ndaj këtyre veprimëve antiligjore.

Lefter Canaj, përmbarues gjyqësor, mu në zyren e tij, më ka kërcënuar hapur, personalisht dhe ka pohuar inkriminimin e tij direkt me grupin e z. Mohammed Sytari.

Ndaj kërkoj drejtësi, sepse ndjehemi vetëm përballë tyre.

Denisa Gokovi 

Shënim redaksisë: Në lidhje me emrat e përmendur në letrën e mësipërme kanë të drejtën e tyre ligjore të prononcohen në Koha Jonë, nëse dëshirojnë.