Einxheli shijon shoqërimin e Kejvinës në polici: Rrugë të mbarë k*rvë

Einxhel Shkira duket se nuk është shqetësuar aspak, por për më tepër, e ka shijuar lajmin e keq të shoqërimit në polici të Kejvina Kthellës. E siç duket, këtë gëzim të madh e ka publikuar vetë në rrjetet sociale.

Kejvina dha detaje për lidhjet e saj me Redjan Rrajën, të arrestuarin e vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Shkira pati një përplasje të fortë pak ditë më parë me Kthellën që sipas disa portaleve arriti deri në konfrontim fizik. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Shkira ka publikuar një shprehje që duket se i shkon situatës ku ndodhet Kthella.

Ajo shkruan:

Unë nuk kërkoj hakmarrje sepse autobusi i karmës gjithmonë arrin në kohë. Udhëtim të mbarë ku*vë” .
Disa ditë më parë Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi dhunuan Shkirën. Ato shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike mes tyre.

Fjalë qarkulluan se motivi i sherrit ishte një djalë, por vajzat asnjëherë s’e sqaruan publikisht.