“Ç’më bënë maskarenjtë!” Fjalët e fundit që tha Andi Maloku

Andi Maloku është 24-vjeçari i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Traumës pas plumbave të marrë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Maloku ishte shoferi i prokurorit Ndoja me të cilin ndodhej në makinë në momentin e atentatit, e bashkë me ta edhe Aleksandër Laho ose i njohur ndryshe si “Rrumi”.

24-vjeçari ishte prej ditësh në gjendje të rëndë dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve, por dje ai nuk arriti ti mbijetojë plumbave të marrë. Maloku ishte i paralizuar në pjesën e poshtme të trupit për shkak të një plumbi në zonën e shtyllës kurrizore.

Ditën e djeshme, gjendja e tij u përkeqësua duke shfaqur problem me frymëmarrje dhe menjëherë shkoi në reaminacion ku u mbajt për dy orë në terapi intensive.

Mjekët dyshuan për një tromboemboli, plumbat që i kishin dëmtuar dy anët e mushkërive dyshohet që për këtë arsye të kenë nisur edhe komplikacioni.

Teksa infermierët po e çonin për skaner 24-vjeçari ka arritur të thojë disa fjalë.

Ai ka thënë:

 Nuk i ndjej më këmbët, ç’më bënë maskarenjt”.