Braçe sulmon prokurorët: Ja si duhet të hetoni dosjen e Bashës

Në foto: Braçe tregon hartën ku duket kompleksi "Lura 3" dhe kompleksi "Lura 1"

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar për padinë e prokurorisë ndaj Lulzim Bashës. Në një shënim në Facebook, Braçe duket i pakënaqur që prokurorët e kanë akuzuar Bashën vetëm për falsifikim. Ai thotë se dy prokurorët nuk kanë hetuar siç duhet dhe u sugjeron sesi mund të behet hetimi ndaj kreut të PD-së.

Mesazhi i plotë i Erion Braçes:

PO 625 MIJE DOLLARE NGA DOLEN??!! Koli, Kloli, Tani, Toni, Tela, Lela, me lejen tuaj,
a mund te flase per keto parate? Duken shume para, duhet folur apo jo?

Atehere, vendimi i sotem i dy prokuroreve eshte qesharak, i turpshem dhe i neveritshem! PROKURORET NUK KANE HETUAR, NUK KANE BERE AS AQ SA KANE BERE GAZETARET NE SHQIPERI, SHBA E SKOCI! DY PROKURORET, JANE PERDORUR MU ASHTU SIC THOTE PD NE TRAKTIN E SAJ; PER TE PASTRUAR IMAZHIN E LYLZIM BASHES DHE PARTISE SE TIJ NGA NJE KRIM QE JA BEN MUUUUUU!

E kane bere tani, me nxitim, para ngritjes se Prokurorise Speciale Kunder Korrupsionit, lende e se ciles kjo ceshtje eshte, PER TA MBYLLUR, VARROSUR!

Sic i varrosen Kalimashin, Levan-Tepelenen e Levan-Vloren, vrasjet e 21 janarit dhe shitjen e detit! Te gjitha krime te parashikuara ne ligj, por te pandeshkuara kurre prej prokuroreve e gjykatesve te tij; PERMBARUESI I PUNEVE TE NDYRA TE LYLZIM BASHES, NJE ISH ZYRTAR I KORRUPTUAR I QEVERIVE KU AI ISHTE PJESE, JA DOLI SERISH.

Vini re; Prokuroret pranojne se, Lylzim Basha ka fallsifikuar formularin e shpenzimeve ne KQZ, por nuk kane hetuar asnje minute shpenzimet e PD, deklaruar nga kompania nen kontrate me PD ne SHBA. Nuk kane marre as letrat qe i kane marre te gjithe gazetaret, te gjithe! Eeej, jo deshmine e Nik Muzin, por as letrat qe ai ka depozituar ne Departamentin e Drejtesise! A e kuptoni se cfare hetimi leshi kane bere? Pyetja ishte dhe eshte:
NGA DOLEN 625 MIJE DOLLARE QE NIK MUZIN KA DEKLARUAR TE PAGUARA
NGA PD NE SHBA?

Prokuroret as kane marre deklaratat, as kane numeruar parate, as kane hetuar per burimin e tyre! Thone qe ka falsifikuar formularin, por nuk thone per sa para behet fjale, nuk thone as cili eshte burimi i parave. Ato para jane paguar, jane deklaruar te paguara ne SHBA!
Prokuroret, me vendimin e tyre, thjesht i kane “pastruar” sot, sic Lylzim Basha ka kerkuar!

Turp e faqja e zeze! Nuk i hidhni dot hi syve kujt, ceshtja eshte shume e thjeshte,
e bere fije fije si krim, publikisht, kudo!