Aktorja e njohur pëson sulm në tru

Catherine Deneuve, 76-vjeç, përjetoi një ”sulm të lehtë në tru, i cili është reversibil”, tha sot familja e saj në një deklaratë të komunikuar nga agjenti i saj, Claire Blondel për ”AFP”. Aktorja e njohur u dërgua në një spital në Paris, njoftoi familja pa specifikuar detaje të tjera. ”Le Parisien”, shkruan se aktorja kishte humbur vetëdijen gjatë natës së kaluar. Ikona e filmit francez ka punuar për javë të tëra në filmin ”De bir vivant” të regjisorit Emmanuelle Bercot së bashku me Benoit Magimel dhe Cecile de France. Ajo u bë e famshme në vitin 1964 në filmin e Jacques Demy ”Umbrellas of Cherbourg”. Deneuve u lind më 22 tetor 1943 në një familje aktorësh. Motra e saj e vogël Francoise Dorleac humbi jetën në një aksident automobilistik në vitin 1967.