Vjedhja e postës në Krujë, arrestohen katër persona

Para tre ditësh është vjedhur me thyerje kasaforta e postës së Krujës, ku autorët kanë marrë një sasi lekësh prej 110 milionë lekësh dhe më pas janë larguar.

Mësohet se në lidhje me ngjarjen janë arrestuar personat me iniciale: B.P (roja), M.C, B.T si dhe A.P.

Një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë për hetimin e vjedhjeve me dhunë dhe krimeve kundër pasurisë, po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Krujë për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.