Superkupa e Spanjës, La Liga zbulon shtetin dhe formatin e ri me 4 ekipe

Futbolli po bëhet gjithnjë e më shumë komercial. Superkupat e kampionateve të ndryshme, po shikohen si mundësi emirë për të arkëtuar të tjera të ardhura.

 

La Liga ka vendosur që Superkupa e Spanjës të zhvillohet në Arabinë Saudite. Kjo kupë nuk do të ketë një finale si zakonsht, por do të jenë 4 skuadra që do të duelojnë për trofeun.

Shorti për ekipet gjysmëfinaliste do të hidhet më datë 11 nëntor dhe Reali, Barcelona, Atletico dhe Valencia do të mësojnë kundështarët e tyre. Kjo është hera e parë që Superkupa e Spanjës do të luhet me 4 skuadra dhe në Arabinë Saudite. Gjysmëfinalet do të luhen më 8-9 janar, ndërsa finalja e madhe do të luhet të dielën më 12 janar.