Anglia zbulon listën për Kosovën, nuk i kursen yjet

Anglia ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e fundit kualifikuese që Anglia do të ketë në grupin A gjatë muajit nëntor, fillimisht ndaj Malit të Zi në shtëpi dhe në fund ndaj Kosovës në Prishtinë.

 

Edhe pse mund të kualifikohen matematikisht në Euro 2020 në rast suksesi ndaj Malit të Zi, tre luanët me shumë gjasa do të udhëtojnë drejt Kosovës me artilerinë e tyre më të rëndë, pasi për këto dy sfida trajneri Southgate ka thirrur të gjithë emrat e rëndësishëm.

Nuk mungojnë yjet si Harry Kane, Rahem Sterling, Marcus Rashford, Jordan Henderson, Stones, Maguire, Trippier por edhe talentet Hudson Odoi, Abraham, Mount, Maddison, Chilëell e Sancho.