ANALIZA/ Gjekmarkaj: Betejat e Skënderbeut dhe ato të Tendës së Qypit e Grykës së Mezhgoranit

Nga Agron Gjekmarkaj

Me historianin Paskal Milo mundesh të bësh bisede civile në çdo rast pa rënë dakord ! E tille ishte edhe ajo në emisionin “Real Story” të Sokol Balles në “News24” mbrëmë ! Në mendje me mbet mbi gjithçka një krahasim! Ai i luftës Antifashiste me atë të epopesë së Skënderbeut duke anuar peshorja fort nga lufta e dyte botërore! Aty për aty e quajta një hiperbolë ideologjike të cilën nuk kam guxim as ta mendoj e as dëshire ta dëgjoj! Po ja e dëgjova dhe nuk e shmang dot nga të menduarit! Nëse kombi shqiptar ka mbijetuar në historinë e vet si rrugë buzë honit ka ndodhur falë Heroit të vet kombëtar dhe atyre 25 viteve që magjepsen qytetërimin Europian me forcën e pazakonte të rezistencës në kontekstin e rrethanave! Vetëm ato vite dhe emblema e tyre na japin ne te drejtën sot te jemi pjesë e tij!

 

Mbi 1800 libra u shkruan në kontinent për Skënderbeun, në strategjitë ushtarake betejat e tije merreshin si shembull! Rilindja kombëtare u ngrit mbi të! Shume prej nostalgjive për te u kthyen në argument politik për t’ ju dhëne shqiptareve një shtet, një rrol, një peshe në historinë e përgjakshme të pas luftrave ballkanike dhe Milo patjetër që këtë e di!

Kujtimi i tij përdorej si ilaç ndaj gjumit otoman! Nga koheshtrirja, nga përmasat epike të betejave të skalitura në arkivat me të njohura  të botes na rezulton se shqiptaret atë e  patën  kulmin e vet nder shekuj, zulmën e krenarinë e mbi te gjitha kontribut  në fatet e botes perëndimore! Asokohe ne ishim nder mbrojtësit kryesor të saj! Lufta ndaj okupatorit ishte e drejtë në vitet 1939-1944 ! Shqiptarët reaguan ! Bëmë aq sa mundem! Shumë për ne, por pakogjë në raport me atë që po ndodhte në Europen e ndezur zhari ! Nuk e di nëse ndonjë shkollë ushtarake europiane të ketë marrë në konsideratë betejën e Drashovices , atë të Tendës së Qypit, apo të Grykës së Mezhgoranit, madje as atë të Tiranës ku lufta për lirim përzihej me terrorin e kuq ndaj çdo kundërshtari politik! Nuk dimë ti ketë konsideruar ndonjë libër si stratege Enver Hoxhën e Mehmet Shehun siç ka ndodhur me Gjergj Kastriotin ! Si  tiranë gjakatarë kudo ju del emri! Ne tashmë e dimë që kemi gënjyer dhe jemi vetëgenjyer për permasat e luftës për betejat dhe numrin e dëshmoreve!

Kemi mohuar vëllavrasjen dhe trajtën e luftës civile që mori pas Mukjes! Tani po kaq e dimë se gjithësi ka ndodhur për të legjitimuar pushtetin dhe diktaturen! Një sbilancim historik i skajshëm krejt si murana butaforike ne ballin e Muzeut Kombëtar ku rrapapoçet e soc realizmit zënë mbi gjysmën e pamjes si dominim të historisë! Duhej kjo për të legjitimuar indivin dhe sistemin e tij ! Mitizimin e rreme të luftës dhe justifikinin e krimeve dhe të vllavrasjes! Abuzimi me të vërtetat e luftës duhej për të justifikuar abuzimin me të vërtetat pas saj kur një njeri dhe një klike pas tij po kontrollonte jetën , mendimin, pronën, lëvizjen vete kohen e nje shoqerie! Dy luftrat kurrë nuk mund të krahasohen ne asgjë, në asgjë, në asgjë!

Ky krahasim të kujton një pikturë kompozim i viteve 69  ku një Skënderbe i vogel i dorëzonte “stafeten” një Enver Hoxhe të madh !! Të tilla pohime të bëjnë me mendue që pozicioni ideologjik neperkemb faktet historike faqe njerëzisë pa dridhje qerpiku! Po kaq debati na çoi në hullitë e kolaboracionizmit ! E vertete një duzinë rilindasish të cilet ishin rreth Ismail Qemalit kur mëvetesohej Shqiperia gjatë okupacionit u gjinden nga pikëpamja formale në anen e gabuar por veshtirë të besosh që ata nuk e deshen Shqiperinë , veshtirë të besosh se ata e shitën atë ! Sot pasi historia e ka bërë trajektoren e vet Shqiperia e Mithat Frasherit nuk do kishte derdhyr kaq gjak shqiptaresh! As ajo e Abaz Kupit ! E At Anton Harapit e Lef Nosit jo e jo ! Komunistet i zuri gjaku aq aa nuk u nginjen me atë të kundërshtarëve por pinë edhe të njëri tjetrit !

Urrejtja  dhe gjykimi mbi “kolaboracionistet” bie njësoj si në kohen e gjyqeve popullore! Në këtë kontekst nuk kursehet as Mbreti Zog që lidhje me ta s’ka ,të cilit pasi ja peshon të këqiat dhe të mirat rezulton shtetari me dinjitoz nga pavarësian dhe sot ! Atij i mveshin një marrëveshje , që paskësh bërë me Pashiqin por nuk janë në gjëndje ti nxjerrin një firmë! Të njëjten gjë për Mithat Frashen të cilin menjehere pas konflikit boteror Perendimi e njohu si Kryetar të qeverisë në mergim të njohur si Kryetar i Komitetit “Shqiperia e lirë” ! Kurrnacë e cingunë tregohen historianet tanë kur bie fjala tek themelimi i PKSh nga Jugosllavet, Miladini e Mugozha, për tetë vitet 1941-48 të bashkëpunimit të ngushtë qe për pak desh na  republikë të shtatë të Jugosllavisë! Kjo nuk qënkesh tradheti por marrveshja e pavertetuar kurre e Zogut po?!!

Pastaj rusizmat e kinezeritë tjetër hesap! Ne i trazojmë eshtrat e vdekurve tash e parë dhe nuk gjejme paqe ! Kjo ndodh sepse në mes rri krimi ! Shpesh krimet tentuan ti perligjin me gjakun e atyre deshmoreve qe askush se di sa janë në të vertete ! Ne jua kemi detyrim të perjetshem nderimin aty që ranë në perpjekje me okupatoret! Pershpirtje meritojnë edhe ata që ranë në vellavrasje! Të biem dakord që e deshën vendin e tyre ne mënyra të ndryshme! Perbuzje për të gjithë ata që me gjakun  e tyre vajisen pushket per të marre gjak shqiptaresh për 46 vjet! Një luftë e drejtë, ne manipuluar në permasa, në qellime dhe e tradhetuar  prodhoi më pas robëri prej se cilës nuk po dalim as pas 30 vitesh ku kinse jemi të lirë! Aaa ajo e Skënderbeut sanksionoi Arbërinë e djeshme e prej saj kemi Shqiperine e sotshme! Përfundimi nga krahasimi i Prof Milos duhet mbajtur gjatë në kujtesë per guximin që pat qoftë edhe për ta thënë!