“Rrëmbim në bord”, alarm në aeroportin holandez, dyshohet se është marrë peng një avion me pasagjerë

Një situatë alarmante dyshohet se ka ndodhur në Aeroportin e Amstardamit në Holandë. Një avion dyshohet se është rrëmbyer në bord.

Policia Ushtarake e Holandës tha që ata po hetonin një situatë të dyshuar për një aeroplan të rrëmbyer në aeroportin e Schiphol. Komandanti i aeroplanit ka shtypur butonin “rrëmbim në bord”. Sipas disa raportimeve në “Twitter”, dyshohet se tre burra të pajisur me thika po përpiqeshin të merrnin një aeroplan nën kontroll, shkruan The Sun.

Incidenti mendohet se ka ndodhur në në një aeroplan të Air Europe që udhëtonte  për në Madrid e që kishte të paktën 27 persona në bord.  Fluturimi UX1094 duhej të nisej për në Madrid në orën 19:10. Bëhet fjalë për një Airbus A330-200 i linjës ajrore spanjolle Air Europa, e cila është pjesë e SkyTeam. Alarmi u dha rreth orës 19:30 sipas orës lokale.

“Ekziston një situatë e dyshimtë dhe kjo është gjithçka që mund të them,” tha një zëdhënës i policisë ushtarake.  Ai nuk dha detaje të mëtejshme.

Raportohet jozyrtarisht se pasagjerët dhe ekuipazhi janë evakuuar në mënyrë të sigurtë nga avioni. Fotografitë nga vendngjarja treguan turma njerëzish në aeroport dhe polici të armatosur pas një kordoni.

Aeroporti “Amsterdam’s Schiphol” në kryeqytetin e Holandës është i treti më i ngarkuari i Evropës, pas aeroportit të “Heathrow” në Londër dhe Aeroportit “Charles de Gaulle” në Paris.