Kush janë anglisht folësit më të mirë në Europë?

Sipas një studim global të aftësive angleze rezulton se Hollandezët janë anglisht folësit më të aftë në Europë. Anglishtja flitet gjerësisht në të gjithë botën, duke u renditur e treta pas gjuhës kineze dhe spanjishtes. Mbi një miliardë njerëz flasin atë si gjuhë e parë ose e dytë, sipas Education First.

Kjo kompani përdori një test të zotërimit të gjuhës online për të renditur vendet ku anglishtja nuk është gjuha më e folur. U testuan rreth 2.3 milion njerëz në të gjithë botën.

Sipas studimit aftësitë e anglisht folësve po rriten dukshëm. Franca përmirësoi pozicionin e saj në raportin e këtij viti, por Spanja dhe Italia ishin në fund të renditjes për BE-në.

Nga katër ekonomitë më të mëdha të Eurozonës, vetëm Gjermania “flet mirë anglisht”. Sidoqoftë, ata që u testuan ishin “të vetë-përzgjedhur” pasi ishin njerëz të interesuar të mësonin anglisht ose kurioz për aftësitë e tyre gjuhësore.

I gjithë formati ishte online dhe testoi aftësi leximi dhe dëgjimi.