“Hala” nga Capital T dhe Majk, bashkëpunimi publikohet sot

Dy artistët Capital T dhe Majk, janë gati për t’u kthyer me një hit, pas bashkëpunimeve të shumta që realizuan së bashku. Mësohet se projekti i tyre pritet të lansohet sot (e mërkurë). Këtë e bëri të ditur vet reperi Majk me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram. Me t’u publikuar fotografitë e tij morën komente nga më të ndryshmet, fansat e të cilëve mezi po presin për këtë duet. Kur jemi te projektet e përbashkëta, reperët në vitin 2012 sollën këngën me titull “Asnjoni”, derisa bashkëpunimi i dytë “Pasha jetën” i vitit 2018, ishte një ndër më të suksesshmit, duke mbledhur shifra të mëdha klikimesh në YouTube. Duke marrë parasysh këto, besohet se dueti i radhës i dyshes së njohur do të pëlqehet akoma më shumë.