Eneda Tarifa rikthehet tek “Kënga Magjike” në bashkëpunim me kantautorin e hiteve

Pas fitores në edicionin e 54 të  ‘Festivalit të RTSH-së’ këngëtarja e njohru Eneda Tarifi nuk ka qënë pjesë e festivaleve muzikore.

Ajo vendosi që këngët e saja të mos i bëj pjesë të festivale por siç dhe duket ajo ka ndërruar mendje.

Pas 11 vitesh Eneda vendsoi të rikthehet tek ‘ Kënga magjike’ dhe këngën e saj ja ka besuar Flori Mumajesit.

Në video Flori shfaqet duke pastruar dyshemenë e studios dhe Eneda i bën video.

“Kështu që po ju pyes një herë, si thoni a ta konfirmoj pjesëmarrjen time këtë të dielë në Kënga Magjike? A ju ka marre malli të dëgjoni një këngë nga ato të bukurat të miat?” shkruan përkrah videos Eneda.