Ambasada e SHBA reagon ashpër për rrjetin 5G: Disa gjëra nuk janë për shitje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për herë të dytë brenda pak ditëve për futjen e rrjetit të internetit 5G nga qeveria “Rama”.

Ambasada risjell një deklaratë të fortë nga e Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Leyla Mosses Ones, e cila duke iu referuar rrjetit 5G, u shpreh se disa gjëra nuk janë për shitje.

Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G. E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones e tha këtë javën e kaluar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor”: “Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”,- thuhet në reagimin e Ambasadës. Ambasada ka ripublikuar në adresat sociale fjalimin e diplomates amerikane, të mbajtur pak ditë më parë, ku foli pikërisht për rrejetin 5G dhe interesat e Kinës në këtë sektor.

Përsa i përket vendndodhjes gjeostrategjike, ju e dini se revolucioni 5G po vjen: ndërlidhja e rrjeteve 4G të Shqipërisë së shpejti do të përmirësohet; ndërlidhja e vendit të saj gjeostrategjik në hartë është e rëndësishme sepse ka vende si Kina që do të dëshironin të kapnin mënyrën e jetesës dixhitale të Ballkanit Perëndimor për të thithur informacione prej tyre dhe asfiksuar rrjetet e aleatëve të SHBA-së. Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrotje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje“, tha e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë.