Flamur Noka: Të gjitha rrugët e krimit të çojnë te Rilindja

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka reaguar pas arrestimit të nipit të deputetit të PS për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit. Noka thotë se të gjitha rrugët e krimit të çojnë te Rilindja.

“Të gjitha rrugët të çojnë në Bugjejovicë- thoshte Shvejku. Të gjitha rrugët e krimit të çojnë te “Rilindja “. Edhe kur krimi përplaset brenda vetes edhe kur goditet një bande e “Rilindjes” rrugët të çojnë te banda tjetër e saj. Edhe kur goditet një zyrtar i inkriminuar rilindas prapë rrugët e krimit të çojnë te “Rilindja”. Pasi grabiten e hëngrën çdo qindarke e çdo pronë të shqiptarëve dhe Shqipërisë, mesa duket janë turrur të hanë njeri-tjetrin tani. E keqja duhet shkulur me rrenjë. Rama ik”,- shkruan Flamur Noka.

Atentati ndaj prokurorit, arrestohet nipi i deputetit të Partisë Socialiste