Atentati ndaj prokurorit, arrestohet i afërmi i deputetit të PS

Redjan Rraja, 34 vjeç, i afërm i deputetit socialist, Rrahman Rraja është arrestuar sot si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit.
Rraja është ndaluar nga policia pasi është identifikuar nga gjurmët e ADN-së të mbetura në makinën e dyshuar të autorëve për atentatin në mbikalimin e Shkozetit, ku u qëllua mbi makinën ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja dhe dy të tjerë, raporton “Top Channel”. Rraja është marrë në pyetje nga policia dhe si i dyshuar. Mësohet se gjatë deklaratës së tij në Polici, Rraja nuk ka pranuar asnjë përfshirje në atentatin e ndodhur të premten në orën 16:30, ku u plagosën prokurori Arjan Ndoja, shoferi i prokurorit, Andi Maloku dhe personi tjetër i identifikuar me një nga emrat e tij, Landi Muharremi, që sipas policisë është me precedentë penalë. Sipas policisë, Rraja u ndalua në momentin që po largohej nga Shqipëria.

Redjan Rraja nuk është një emër i panjohur për autoritetet dhe publikun. Ai ka qenë i dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në lidhje me vrasjen e mikut të tij, Elton Çiço. Ngjarja ka ndodhur më 1 maj të 2016-s, në një lokal në zonën e stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Rraja u akuzua se kishte fshehur armën që mbante viktima Çiço, si dhe telefonin, për të fshehur informacione të tjera. Dy vite më pas, emri i Redjan Rrajës shfaqet në çështjen “Xhisiela”, ku i përfshirë ishte kushëriri i tij, Rexhep Rraja. Ky i fundit është djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Oficeri Emiljano Nuhu përmendi emrin e Redjan Rrajës si një prej nipërve të deputetit Rraja që e kishte kërcënuar për shkak të hetimeve që po kryente pas denoncimit të shtetases Xhisiela Maloku. Xhisiela akuzonte djalin e deputetit se dhunonte vazhdimisht, ndërkohë që ajo kërkonte t’i jepte fund lidhjes. Kjo ngjarje më pas u mbyll me tërheqjen e Xhisielës nga denoncimet dhe largimin nga Shqipëria të oficerit Nuhu.

Deputeti i PS: Të arrestuarin e kam kushëri, por nuk kam njohje me të

Deputeti i PS, Rrahman Rraja

Deputeti socialist Rrahaman Rraja ka folur për herë të parë në lidhje me arrestimin e nipit të tij. Në një lidhje telefonike për ”Ora News” Rraja theksoi se nuk ka lidhje me Redjanin. Sipas deputetit, Redjan Rraja është kushëri i tij i tretë dhe jo nip siç pretendohet. Madje ka shtuar se ka pak njohje me 34-vjeçarin. “Redjani nuk është nipi im. Babin e Redjanit e kam kushëri të dytë nga babai dhe jo nga nëna dhe Redjani i bie kushëri i tretë. Nuk kam asnjë njohje me të, ai ka qëndruar më shumë jashtë se në Shqipëri. Të marrë dënimin me maksimal që mund të ketë kodi penal, unë s’kam asnjë dijeni,

Në Nikel ne jemi 170 persona që kemi të njëjtin mbiemër”, deklaroi deputeti socialist.c