Acari po afron

Një valë e ftohtë pritet që të zbresë në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fund të kësaj jave, duke sjellë borë të pazakontë për stinën në Ohio Valley, New York e Vermont. Temperatura të ulëta jashtë normales u regjistruan në disa zona dhe përgjatë fundjavës vala e të ftohtit pritet të shënojë temperatura edhe më të ulëta. Sipas meteorologëve, rrymat e ftohta pritet që nga e premtja të krijojnë reshje dëborë nëpër shtetet verilindore amerikane. Ekspertët paralajmërojnë se parashikimi për dëborë nuk është përfundimtar dhe se situata mund të ndryshojë përgjatë ditëve në vijim. Në javët e para të nëntorit pritet që në verilindje dhe në Atlantikun qendror, të jenë 5-10 gradë nën normalen. E teksa këto zona pritet që të preken nga dimri i hershëm, shi dhe stuhi parashikohet që të godasin gjatë fundjavës zonat juglindore të SHBA, nga Oklahoma deri në Appalachians.