Video- Presidenti Meta shpërndan postimet e Majkos në rrjetet sociale

Presidenti Ilir Meta duket se ka mbetur i kënaqur nga një aktivitet që Agjencia Kombëtare e Diasporës ka organizuar për komunitetin shqiptar në Ukrainë.

Nisur nga kjo, kreu i shtetit ka vendosur të publikojë në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” pamjet e shpërndara nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, me 31 tetor të koncertit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore në skenën e Teatrit Akademik të Komedisë Muzikore në Odessa.

“Po ndodh / Koncerti i Ansamblit Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore në skenën e Teatrit Akademik të Komedisë Muzikore në Odessa. Një koncert ky i realizuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës për komunitetin shqiptar në Ukrainë”, thekson ministri Majko duke i bashkëngjitur dhe videon nga koncerti i organizuar në Ukrainë.