Murgesha zbulon se është shtatzënë

Murgesha ngel shtatzënë me frymën e shenjtë? Ngjarja ka ndodhur në Itali dhe sic shkruan “Gazzetta del Sud” edhe vetë murgesha është surprizuar nga ky lajm pasi nuk e di se cili është i ati.

Gruaja besimtare që prej vitesh shërbente në një institut kolegjial ka shkuar të vizitohej në spital pasi ka pasur dhimbje të shumta por ka mësuar lajmin që s’e priste.

“Nuk e di se kush mund të jetë i ati,”– mësohet të ketë thënë murgesha.

Mediat fqinje shkruajnë se ky rast nuk është i vetmi pasi edhe një tjetër murgeshë kishte zbuluar se ishte shtatzënë, në zonën e Raguzës.