Hapet tenderi për rikonstruksionin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, krijohet edhe linja Tiranë-Rinas

Është hapur zyrtarisht procedura e tenderimit për rehabilitimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Tiranën si dhe krijimin e linjës së re hekurudhore mes Tiranës dhe Aeroportit Nënë Tereza. Lajmi për procedurat e tenderimit të hekurudhës Tiranë-Durrës është dhënë nga zv.ministri i Infrastrukturës Artan Shkreli. Paraprakisht është menduar që menduar që bileta e udhëtimit të qytetarët të jetë nga 1.5 deri në 2 euro. Ndërsa i gjithë investimi është parashikuar që të arrij në 90.5 milionë euro ne total.

Shkreli ndër të tjera ka bërë me dije se financimi për këtë projekt do të bëhet me fonde të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Faza e parë e tenderimit është kryer më 15 maj 2019 ku kanë marrë pjesë 25 kompani, ndërkombetare por edhe konsorcium (kompani të huaja dhe shqiptar), dhe janë kualifikuar për në fazën e dytë 10 kompani që janë të huaja, raport gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku.

Sipas Shkrelit tashmë këto 10 kompani kanë kohë deri në shkurt të këtij viti për të propozuar projektet e tyre ku do të shpallet fituese oferta më e përshtatshme dhe me ofertën më të ulët. Pas mbylljes së garës Ministria e Infrastrukturës dhe BERZH do të shqyrtojnë ofertat dhe projektet e kompanive dhe pas 60 ditësh do shpallin fituesin.

Pas kësaj faze ku do të shpallet fituesi do të duhen edhe 2 jave për nënshkrimin e kontratës, pra kontrata për këtë investim do të nënshkruhet në prill dhe nga data e nënshkrimit kompanitë kane 24 muaj për të përfunduar të gjithë projektin. Ndryshe nga rastet e tjera projekti për rehabilitimin e hekurudhës dhe ndërtimin e saj do të bëhet nga kompania dhe ajo do të jetë përgjegjëse për çdo problem që mund të lind më pas, qoftë për kosto shtesë, qoftë për detaje teknike.