Vendimi i qeverisë/Lista e pronarëve që u legalizohen banesat dhe emrat e atyre që kompensohen

Këshilli i ministrave miratoi dje legalizimin dhe kompensimin e ndërtimeve për 512 parela ndërtimore në gjithë vendin. Sipërfaqja e përgjithshme që kompensohet është 41 086,46 (dyzet e një mijë e tetëdhjetë e gjashtë presje dyzet e gjashtë) m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 210 969 121,13 (dyqind e dhjetë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e njëzet e një, presje trembëdhjetë) lekë.

Gazeta “Koha Jonë” publikon listën e pronarëve prona e të cilëve legalizohet dhe të pronarëve që përfitojnë nga procesi i kompensimit.

Vendimi i miratuar dje nga qeveria

V E N D I M PËR KALIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI PARCELAT E OBJEKTEVE TË LEGALIZUARA DHE KOMPENSIMIN E PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN PREJ TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 15/1 e 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 10 e 24, të ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 512 (pesëqind e dymbëdhjetë) parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken prej tyre, sipas shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi.
  2. Numri i parcelave ndërtimore, për të cilat miratohet kalimi i pronësisë sipas qarqeve, është, si më poshtë vijon:
  3. a) Për Qarkun Tiranë (drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë dhe Kavajë) numri i parcelave ndërtimore është 131 (njëqind e tridhjetë e një), me sipërfaqe të përgjithshme 25 465 (njëzet e pesë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e pesë) m²;
  4. b) Për Qarkun Berat (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Berat) numri i parcelave ndërtimore është 1 (një), me sipërfaqe të përgjithshme 215 (dyqind e pesëmbëdhjetë) m²;
  5. c) Për Qarkun Shkodër (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Shkodër) numri i parcelave ndërtimore është 29 (njëzet e nëntë), me sipërfaqe të përgjithshme 9 189 (nëntë mijë e njëqind e tetëdhjetë e nëntë ) m²;

ç) Për Qarkun Elbasan (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Elbasan) numri i parcelave ndërtimore është 196 (njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë), me sipërfaqe të përgjithshme 56 015 (pesëdhjetë e gjashtë mijë e pesëmbëdhjetë) m²;

  1. d) Për Qarkun Durrës (drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës dhe Krujë), numri i parcelave ndërtimore është 23 (njëzet e tre), me sipërfaqe të përgjithshme 5 495 (pesë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e pesë) m²;
  2. dh) Për Qarkun Gjirokastër (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastër) numri i parcelave ndërtimore është 42 (dyzet e dy), me sipërfaqe të përgjithshme 8 060 (tetë mijë e gjashtëdhjetë) m²;
  3. e) Për Qarkun Vlorë (drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë dhe Sarandë) numri i parcelave ndërtimore është 43 (dyzet e tre), me sipërfaqe të përgjithshme 18 362 (tetëmbëdhjetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e dy) m²;

ë) Për Qarkun Fier (drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier dhe Lushnjë) numri i parcelave ndërtimore është 25 (njëzet e pesë), me sipërfaqe të përgjithshme 7 053 (shtatë mijë e pesëdhjetë e tre) m²;

  1. f) Për Qarkun Lezhë (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lezhë) numri i parcelave ndërtimore është 15 (pesëmbëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 3 631 (tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë e një) m²;
  2. g) Për Qarkun Kukës (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kukës), numri i parcelave ndërtimore është 4 (katër), me sipërfaqe të përgjithshme 726 (shtatëqind e njëzet e gjashtë) m²;
  3. gj) Për Qarkun Korçë (drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Korçë dhe Pogradec) numri i parcelave ndërtimore është 2 (dy), me sipërfaqe të përgjithshme 793 (shtatëqind e nëntëdhjetë e tre) m².

Sipërfaqja e përgjithshme që kompensohet është 41 086,46 (dyzet e një mijë e tetëdhjetë e gjashtë presje dyzet e gjashtë) m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 210 969 121,13 (dyqind e dhjetë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e njëzet e një, presje trembëdhjetë) lekë, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

  1. Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet pa leje, për numrat rendorë sipas kolonës 1, të shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi, do të veprohet, si më poshtë vijon:
  2. a) Numrat rendorë 166, 167 dhe 249 (për pasurinë nr.38/217) sipas seksionit të veçantë (kolona 17) të shtojcës 1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave pas miratimit nga kreditori, sipas pikës 12, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe të rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”;
  3. b) Numrat rendorë 58 dhe 137, sipas seksionit të veçantë (kolona 17) të shtojcës 1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pasi të ketë përfunduar procedura e ekzekutimit të detyrueshëm, sipas pikës 13, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave;
  4. c) Numrat rendorë 59, 86, 94, 136, 138, 248, 275, 427 dhe 428, sipas seksionit të veçantë (kolona 17), të shtojcës 1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave pas zgjidhjes në rrugë gjyqësore të shkakut të kufizimit, sipas pikës 15, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave;

ç) Numri rendor 249 (për pasurinë nr.38/67), sipas seksionit të veçantë (kolona 17), të shtojcës 1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave pas zgjidhjes në rrugë gjyqësore të mbivendosjes, sipas pikës 16, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave.

Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.

  1. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Kamzë-Vorë, Shkodër, Tiranë Veri, Sarandë, Vlorë, Tiranë Jug (ish-Shtesat), Krujë, Gjirokastër, Lushnjë, Berat, Pogradec, Durrës, Lezhë, Elbasan, Tirana Rurale, Dibër dhe Kukës të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
  2. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Koha Jonë

lista e kalim kompesimit gusht 2019 .xlsx