Kush janë dy rojet që u dhunuan në Mirditë

Mbrëmjen e kaluar janë djegur mjetet e firmës që po punon për ndërtimin e HEC-eve në Kaçinar të Mirditës ku autorët kanë dhunuar edhe dy persona të cilët shërbenin si roje të makinerive, ndërsa pas raportimit paraprak.

Burimet bëjnë me dije se dy të rinjtë e dëmtuar janë Fatmir Gjoka dhe Nikolin Nodci, të cilët janë dhunuar me sende të forta.

Në një intervistë për mediat mjeku roje i urgjencës në Spitalin e Rrëshenit, Preng Simoni ka treguar detaje për ngjarjen dhe momentin kur morën njoftimin për gjendjen e të dëmtuarve.

Ai thotë se të plagosurit kanë mbërritur pas orës 4 të mesantës për shkak të largësisë.

“Dy të plagosurit kanë marrë dëmtime në fytyrë dhe dëmtime të indeve të buta. Fatmir Gjoka ndodhet në repartin e kirurgjisë, ndërsa Nikolin Ndoci ka marrë mjekime dhe është larguar.

Policia ka qenë prezentë kur kanë ardhur këtu. Janë jashtë rrezikut për jetën. Janë goditur me mjete të forta.”– u shpreh mjeku./faxweb