Këmbimi valutor – Euro dhe Paundi ruajnë po të njëjtat vlera. Dobësohet Dollari

Euro vazhdon edhe këtë të Enjte të ruaj po të njëjtën vlerë sikurse edhe dje në kuotën e 123 lekëve.

Ndërkaq Dollari Amerikan ka humbur 0.3 pikë ditën e sotme duke zbritur kështu në nivelin e 110.2 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.

Paundi Britanik vazhdon të mbetet në vlerën e 142.5 lekëve sikurse edhe ditën e djeshme duke mos pësuar luhatje.

Franga Zvicerane gjithashtu nuk ka pësuar ndryshime duke vazhduar edhe sot të qëndrojë në kuotën e 111.3 lekë.

Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot me përkatësisht 83.5 lekë dhe 76 lekë.