Diplomati Amerikan: Shkëmbimi i territoreve kijon probleme…

Diplomati I njohur Amerikan, Christopher Hill në një intervistë për emisionin “PASSPORT”, ka deklaruar se vendimi BE-së dhe sidomos Francës dhe Hollandës për të shtyrë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është zhgënjyes por pala shqiptare duhet të vijojë angazhimet.

Ish-ambasadori në Shqipëri, Maqedoni, Poloni e Irak, më tej tha se duhet të kihet kujdes nga influence ruse në Ballkan.

Në lidhje me situatën në Kosovë, Hill thotë se rezultati i zgjedhjeve të fundit në Kosovë ishte disi I papritur, ndërsa idenë për shkëmbime territori me Serbinë e konsideron si problematike.

Ambasadori Hill kritikon politikën e jashtme të ndjekur nga Presidenti Donal Trump, që ka ulur praninë amerikane jo vetëm në Ballkan por edhe rajone të tjera të botës.

Intervista e plotë:

Zoti Hill ju falenderoj shumë për kohën tuaj, është vërtet kënaqësi e veçantë t’ju kem në emisionin tim Passport.

Faleminderit shumë, kënaqësi që jam pjesë e tij.

Mos gabohem keni kohë pa ardhur në Tiranë?

Jo, kam qenë këtu para pak vitesh, por jo mjaftueshëm. Por këtë here pata kohë të shikoj pak më shumë. Tirana është një qytet ndryshe nga ajo që kam pare në 1991.

Pra që nga 1991?

Kam qenë, por s’kam patur mundësi të shikoj shumë.

A keni një informacion për situatën politike që po kalon Shqipëria?

Kam vetëm pak kohë këtu, dhe s’mund të jape një vlerësim brënda një kohe kaq të shkurtër. Por ajo që ve re është se politika, si zakonisht është shumë e nxehtë këtu dhe asgjë e re s’po ndodh. Por pavarësisht shikoj zhvillime pozitive gjithashtu.

Ju besoj jeni I informuar që Bashkimi Europian por në veçanti Franca dhe disa shtete të tjera, I thanë jo Shqipërisë për të hapur negociatat?

Si një person që kam qenë në disa funksione, jam angazhuar shumë në këtë rajon, mund të them se ishte një vendim zhgënjyes, por thënë këtë është e rëndësishme që qytetarët dhe vendi të mos mbeten peng I inatit, por të fokusohen në atë çfarë duhet të bëjnë. Kemi të bejmë me një shtyrje, dhe nuk besoj se është një anullim. Besoj se do të jetë një mundësi e mirë vitin tjetër. Ajo që shqiptarët duhet të bëjnë është të bashkëpunojnë dhe të zgjidhin disa probleme, si përgjigja më e mire ndaj shtyrjes.

Po përsa I përket situatës në Kosovë, kemi zhvillime të reja, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare do të kemi një qeveri të re dhe Albin Kurti do të jetë kryeministri I ri?

I kam ndjekur zhvillimet, nuk e kam vizituar së fundmi. Është e drejta e qytetarëve të Kosovës që të zgjedhin siç edhe bënë se kush do të jetë kryeministri I tyre dhe nuk është puna ime. Por duhet ta pranoj, jam pak I surprizuar me zhvillimet atje. Por jam I sigurt çdo gjë do të zgjidhet.

Po në lidhje me Serbinë, a besoni se është momenti I duhur për të rifilluar dialogun?

Shikoni nuk është e lehtë do të thoja. Jemi duke folur për një çështje që mund të ketë vendime shumë të vështira. Që përfshine dhe një ide për shkembime territoriale. Është një vendim shumë I madh, prandaj shpresoj që qytetarët të jenë të pregatitur për një vendim të tillë, të këtij lloj. Është një concept që lidhet me arkitekturën e sigurisë Europiane, duke e lidhur pak me 1976 dhe parimet themelore të OSBE. Pra do të ishte një vendim I madh të shkembesh territore. Dhe shpresoj që nëse do ketë një marrëveshje duhet të jetë shumë e kujdesshme, nëse vërtet do të duan të kenë një të tillë.

Besoni se mund të funksionojë?

Nuk e di, nuk e di, por shkëmbimet territoriale shikohen shpesh si zgjidhje të shpejta, por nuk rezultojnë kështu. Prandaj se është një vendim shumë I rëndësishëm, dhe shpresoj se ata që do merren do e mendojnë mirë.

Një pyetje tjetër lidhet me influencën e Rusisë në Shqipëri dhe në rajon, ka shumë debat, por si e shikoni a ka një prani ruse, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Maqedoninë e Veriut e më gjerë?

Një nga zhgënjimet e mia më të mëdha në karrierën diplomatike, është rënia prej kohësh e demokracisë ruse. Të gjithë menduam se do ishte duke bërë më shumë progres, por ajo që pamë ishte kthimi pas. Por kanë edhe një tjetër problem që lidhet me problemin e vetebësimit për të ecur para drejt zhvillimit. Kemi pare sjellje të gabuara, si mungesa e transparencës, dëshira e madhe për të influencuar por jo për të qenë të qartë për atë influence. Por thënë këtë nuk besoj se këtu është aq problematike sa thuhet nga disa njerëz. Me pak nga ajo që kap syri do të thoja.  Por padyshim është një fenomen që duhet patur kujdes. Rusia duhet të jetë më mire në politikën e brëndshme dhe shpresoj që edhe politika e tyre e jashtëme të jetë më e mirë. Një nga problemet që kam hasur kur isha kryenegociator me Korenë e Veriut, ishte të punoja me ata. Por nuk kishin dëshirë për këtë, mund të ishin më bashkëpunues. Provova të punoja me ata në Kosovë, përsëri problem dhe jo bashkëpunim, shumë të vështirë. Tentova në Bosnje, por ishte e njejta situate. Pra krijonin pengesa. Pra njerëzit duhet të kenë kujdes, por mos ta shikojnë një konspiracion, thjesht një çështje që duhet të kënë kujdes.

 

Gjithashtu kohët e fundit po diskutohet dhe po flitet për rritjen e influences Kineze, a besoni se qëndron si diskutim?

Shikoni, ka shumë persona që e shikojnë ambicien e Kinës si shumë të madhe dhe serioze. Dhe ka një bazë në këtë argument, sepse në ndryshim nga Rusia që ka një të ardhme jo të qartë para, duket si një shtet që ka një ardhme më të mirë. Thënë këtë do të doja të isha I kujdesshëm me teorinë se Kina, synon të dominojë botën. Ata kanë shumë probleme, disa nga sjelljet e tyre sidomos me fqinjët nuk janë shumë efektive. Ne kemi pare disa marrëveshje që ata kanë bërë i kanë tërhequr tani. E kemi pare në Malajzi e shtete të tjera në Azinë Juglindore. Unë mendoj se Kina ka një ekonomi shumë tëmadhe, por me shumë luhatje brënda saj. Ndonjëherë ata mendojnë që keto probleme me balancimin e situates së brëndshme ekonomike, duan ti zgjidhin me investime jashtë duke shqetësuar disa individë nëse janë investime politike apo gjeostrategjike. Edhe njëherë do të përsëritja, kini kujdes, sidomos në marrjen e huave nga kinezët. Sepse mendoj është çështja kryesore. Pavarësisht unë mendoj se Kina është një shtet që do të ketë jetë gjatësi prandaj është mirë mos t’ja kthejmë shpinën por të përpiqemi ti njohim më mire se ç’kemi bërë deri tani.

Ambasador në rajon ka shumë diskutime dhe debat se shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë aq të pranishme sa kanë qenë në kohën e Administratës Obama apo edhe më herët, si e shikoni këtë diskutim?

Kam shqetësimet e mia se si Qeveria ime është duke u sjellë dhe reaguar në vendet e ndryshme të botës jo vetëm në Ballkan. Më pëlqen të mendoj se SHBA ku janë të angazhuara janë një forcë positive dhe duhet angazhim dhe punë më e afërt me miqtë dhe aleatët tanë. Jam shumë I lumtur për angazhimin dhe bashkëpunimet e shkuara. Por padyshim ka më pak angazhim gjatë kohëve të fundit dhe unë kam shqetësimet e mia. Por dua ta them se ne kemi problemet tona politike, Shqipëria ka problemet e saj politike, të gjithë kanë problem politike. Ne kemi nevojë ti zgjidhim këto probleme. Duhet t’ju themi qytetarëve amerikanë pse këto investime në para, energji, apo në energji ushtarake, janë investime të mira për ne. Besoj se kjo nuk ju është sqaruar si duhet qytetarëve amerikanë. Kemi parë në disa raste se qytetarët amerikan kanë dëshiruar të qëndrojnë disi larg nga disa situata të komplikuara, por mendimi është qënë situate të tilla duhet të mesojmë më shumë jo të qëndrojmë larg. Besoj se kemi disa detyra për të bërë.

Po përsa I përket situates së fundit në Siri, ku Turqia ka filluar bombardimet në very të vendit kundër kurdëve?

Kam kaluar disa vite si Ambasadori Amerikan në Irak dhe kam punuar ngushtësisht me kurdët, për të cilët besoj janë miq të mire të Amerikës. Historia nuk ka qenë shumë e mirë me kurdët. Unë e di që edhe shqiptarët mendojnë se historia nuk ka qenë e mire me ata, por përpiquni të jeni një kurd, edhe më keq. Ishte shumë e rëndësishme të punojë ngushtësisht me kurdët dhe sidomos të adresohej problemi me ISIS. Ishin këta kurdë që luftuan shumë forte ndaj ISIS paten edhe humbje. Duke folur në emrin tim personal, jam shumë I shqetësuar për atë që ka ndodhur kohët e fundit atje. Në Shtetet e Bashkuara ka një debat të madh për këtë çështje, shumë njerëz janë të shqetësuar madje edhe në partinë e presidentit Trump ka shqetësime në lidhje me mënyrën si u menaxhua situata. Unë mendoj se nëse ke  dhe mban aleatë duhet të jesh besnik ndaj tyre dhe prandaj shqetësohem kur ka perceptime se SHBA nuk janë të besueshëm. Unë nuk kam shumë influence tek Donald Trump dhe nuk besoj se  ka shumë kanë. Por ju siguroj se ka shumë persona ne SHBA që janë shumë të shqetësuar për këtë.

Po në lidhje me raportet që zoti Trump ka me presidentin e Turqisë, një letër së fundmi?

Është shumë ironike se shpesh here presidenti thotë për shumë liderë që kam raporte personale shumë të mira, por unë nuk jam shumë I sugurt se marrëdhëniet janë aq të bukura sa thotë ai. Ai ka shumë problem dhe e përsëris gjithcka lidhet me besueshmërinë dhe angazhimin e tij. Një shtetar, një shtet apo qoftë dhe një individ në raporte personale, nëse bën një premtim dhe angazhim ndaj dikujt duhet që ti mbash ato. Mendoj se në kohet e fundit ka shumë shqetësime në botë se SHBA nuk janë një partner I besueshëm më. Mendoj se vetë amerikanët e kanë në dorë të rregullojnë këtë perceptim dhe të tregojmë se SHBA bëjnë më mirë se tani.

Ju e përmedet pak politikët e jashtëme të presidentit Donald Trump, si e vlerësoni të mirë apo jo aq të mirë?

Unë do të lë historianët tanë të jenë gjykues, por si edhe ju e dini unë kampunuar me disa çështje shumë të vështira si në Irak, me Korenë e Veriut.

A keni një koment për takimin me dikatorin e Koresë së Veriut?

S’jam shumë I sigurt nëse ai takim ka qenë efektiv. Ka patur më shumë një lloj realiteti televiziv, fokusi ishte te imazhi. Unë mendoj se  është mire të kesh takime që nuk kanë ndodhur më parë, takime historike, por diplomacia është një lojë ku takimet nuk mjaftojnë. Sepse ka pasoja dhe programe që ecin para. Mendoj se takimet me liderin e koresë së Veriut më shumë dukeshin si programe televizive se procese të mirëfillta diplomatike.

Po qasja e presidentit ndaj Rusisë si ju duket, mos është disi e butë?

Ka shumë opinione të ndryshme në SHBA për këtë. Besoj se shumë amerikanë u habitën kur Donald Trump presidenti jonë u takua me Vladimir Putin pak kohë më pare dhe dukej se kishte me shumë simpati se çkemi ne pjesa tjetër. Ky është një President që më shumë funksionon duke ndjekur instiktet për shumë gjëra. Problem është se kur bazohesh te instiktet dhe nuk ke një njohuri të gjerë dhe të thellë për shumë çështje, thjesht mbeteshtetet te pjesa sipërfaqësore. Edhe njeherë duhet ta përsëris se kjo është një çëshje që merr shumë debate dhe në SHBA, në gazeta etj. Presidenti gjithë kohën bën statuse në Tuiter çdo ditë edhe pse njerëzit janë ose jo dakord me të, pra do të kemi edhe ne në SHBA një sezon politik mjaft interesant dhe po vjen tani. Fushatat tona zgjasin përjetësisht, dhe ne kemi zgjedhjet presidenciale rreth 1 vit nga tani, do të shikojmë çfarë do të ndodh.

Amabasador cili është mendimi juaj për Iranin, ka shumë diskutime, edhe opsioni I luftës është në tavolinë?

Nuk besoj se do të kemi një luftë me Iranin. Ajo që kemi pare është një marrëveshje shumë e vështirë e arritur falë rolit jo vetëm të SHBA por edhe të Britanikëve, Francezëve, Gjermanëve, Kinezëve e Rusëve, jo e lehtë për tu arritur. Dhe kishim presidentin Trump dhe njerëz në partinë e tij në atë Republikane ishin shumë të mërzitur për këtë marrëveshje. Unë kam bërë shumë marrëveshje, situata ku ti jep maksimumin për të arritur atë që do, do të thotë se nuk je duke negociuar me ajrin, por me dike tjetër që nuk është dakord me ty dhe ka objektivat e tij. Në shumë negociata nuk të thotë të marrësh gjithçka do, por e rëndësishme të marrësh pjesët e rendësishme që të duhen. Ambasadori Trump u tërhoq nga kjo marrëveshje. Dikush ikën ose anullon një marrëveshje kur ajo nuk është brënda kërkesave që ke, por kur ikën nga diçka mire është të kesh një plan B. Të ecesh drejt diçkaje tjetër.Në rastin e Iranit presidenti iku nga marrëveshja pa menduar për ditën tjetër. Iranianët janë negociator shumë të vështirë, dhe besoj se janë duke vlerësuar mundësitë që administata Trump do të ofrojë. Mendimi im është se më shumë mund të bëhet, mund të negociojnë diçka më të mire për masat parandaluese në lidhje me programin bërthamor të Iranit. Ndoshta diçka për rolin që Irani po luan në rajon. Unë besoj se Irani është shumë aktiv në rajon dhe jo ndihmues. Kemi pare situatën në Siri përshëmbull. Besoj se duhet të ketë diskutime për diçka të re, por fakti është që ikëm nga një marrëveshje dhe nuk dihet drejt çfarë po shkojmë.

Marrëveshja besoni se do të jetë një mundësi për zgjidhje? E bëj këtë pyetje sepse edhe në Tiranë u zbulua dhe parandalua një tentative përsulm terrorist nga Irani.

S’mund të flas për atë çështje. Por ka një pikëpamje në SHBA, se negociatat me Iranin duhet të përfshijnë edhe çështje që nuk lidhen me programin bërthamor, duhet të përfshijnë rolin e tyre në rajon, rolin në Jemen një luftë shumë e forte që po ndodh atje. Duhet të përfshijë një numër të madh elementesh përfshirë edhe terrorizmin. Unë besoj se duhet të ketë negociata për këtë. Një problem që u vu re gjatë negociatave ishte se edhe Arabia Saudite donte të përfshihej dhe disa shtete nuk pranuan. Pra ka shumë elemente që mund të rishikohen. Nuk më pëlqen ideja se s’mund të ketë negociata dhe zgjidhje për këtë. Besoj se kjo çështje diplomatike si edhe shumë të tjera kërkjnë negociata. Prandaj për të patur efektshmëri duhet që të përfshijmë një numër të madhe elemenetësh jo vetëm atë për armët bërthamore.

Ambassador kam edhe 2 pyetje të tjera përsituatën në Shqipëri. Si e shikoni hapjen e një baze të Natos në Shqipëri?

Nuk mund të flas në detaje, për këtë bazë në jug tëTiranës. Por besoj se kjo është një gjë e mire për Shqipërinë, është mire për Naton. Jam shumë I kënaqur që e shikoj Shqipërinë në Nato, por do më pëlqente të shikoja edhe shenjat e Natos në Shqipëri. Dhe besoj është ekzaktësisht kjo, është diçka shumë positive që Shqipëria të bëhet jo vetëm një shtet anëtar, por të bëhet një vend aktiv me asete të Natos, dhe shpresoj që edhe qytetarët e Shqipërisë ta ndajnë këtë mendim.

Një pyetje të fundit, a keni një porosi për politikën shqiptare. Ju keni një experience të gjatë dhe e njihni shumë mire atë?

Shiko ne kemi shumë problem në SHBA, sa që nuk besoj se mund tju jap zgjidhje të tjerëve. Ne duhet të zgjidhim problemet tona në SHBA. Por do të thoja sidomos pas kësaj situate me Bashkimin Europian, se ka ende shumë punë për tu bërë këtu. Është bërë shumë progres. Kur kam qenë këtu në 1991 ishte pothuajse  e pamundur të flitej për Shqipërinë në Nato apo Unionin Europian. Pra ka progress mbresëlënës. Klasa politike këtu I detyrohet qytetarëve dhe fëmijëve të tyre dhe të ardhmes së tyre dhe brezave të ardhshëm, dhe duhet ti lënë mënjanë disa probleme. Asnjërit nuk I duhet kush është I majtë kush është I djathtë, kush e ka gabim kush e ka mirë. Ata duhet tëpunojnë bashkë për atë që është misioni historik, sepse kjo gjeneratë politikanësh ka përgjegjësinë edhe nëse atyre ju pëlqejn ose jo, për të përfunduar misionin dhe ta bëjnë Shqipërinë pjesë të organizmave euroatlantik që do të thotë Bashkimi Europian. Besoj se nëse dikush rrëzohet ose bie knok daun, si  mund të ndihen shumë shqiptar me vendimin e BE së fundmi, është mire që të coheni dhe të rifilloni betejën sërisht. Klasa politike shqiptare duhet ta kuptoj se puna e tyre nuk ka përfunduar ende, ata duhet ta drejtojnë popullin dhe përfundojnë misionin e tyre. Unë besoj se kjo do të ndodhi dhe njerëzit nuk do të mbajnë mend kush ka të drejtë e kush jo, apo gjera të tjera të vogla.