Vonohet 34 min pasi po kalonte Rama, Veleshnja i kthehet kryeministrit: Je më keq së Gjuzi nga trutë

Aktori i njohur Rezeart Veleshnja në një video në Instastory i është kthyer ashpër kryeministrit Edi Rama, pasi eskorta e këtij të fundit ka bllokuar rrugën për 34 minuta.

“34 minuta duke pritur te kalimi i Saukut se do të kalonte mbreti me shallvare veshur, do ikte në shtëpi mbreti, që i thotë naltmadhni Kujtim Gjuzit. Po ti je më keq se Kujtimi lale nga truri. Po dy budallenj nuk rrinë bashkë, nuk rrinë me një vend. Mirë u ke prish punë gjithë Shqipërisë, por mos u prish punë individëve që ikin në punë, se i le nga 34 minuta se do të kalojë princi! Nuk merret njeri me ty, rri i qetë, as nuk të ngacmo njeri, nuk i prekim këta si ty me të meta mendore, nuk i ngacmojmë. Ik xhaxhi me ty e kam me të gjatin”,- shprehet aktori.