Vasili: Cakaj gënjen shqiptarët për dështimin e Edi Ramës me negociatat

Nga Petrit Vasili

Cakaj “tuaf” apo antishqiptar, kur gënjen për Makronin?

Cakaj me një kurajë patologjike gënjen dhe shtrembëron gjithçka me synimin e vetëm jo që të informojë shqiptarët por t’i dezinformojë ligësisht ata.

Kështu gënjen edhe lidhur me dështimin e tmerrshëm të Edi Ramës me negociatat.

Cakaj si një spurdhjak i përhedhur për shkak të një adoleshence me sa duket traumatike shtrembëron e gënjen edhe lidhur me qëndrimet e Presidentit Makron.

Makron deklaron qartë:

“Si t’ua shpjegoj unë qytetarëve francezë, që vendi i dytë përsa i takon kërkesava të azilkërkuesve është Shqipëria”.

Pra Makron deklaron se problemet janë kaq të rënda në Shqipëri sa që kjo detyron shqiptarët që të ikin masivisht, ndaj dhe negociatat që i jepen vetëm një vendi me standarde të mira nuk mund t’i hapen Shqipërisë.

Ky “tuafi” ose antishqiptari shtrembëron e thotë në emisionin “Tempora”:

“Deklarata e presidentit Macron mbart disa pasaktësi. Një një moment ai thotë se duhet e çuditshme sesi ne mund të liberalizojmë vizat me një vend që nuk ka filluar negociatat. Këtu kemi të bëjmë me dy procese të ndryshme”.

Franca me vullnet të plotë ka votuar për liberalizimin e vizave një të drejtë që shqiptarët e gëzojnë. Por sot Franca është e prerë në mospajtimin me shkatërrimin e shtetit dhe kriminalizimin e tij që i bën shqiptarët që të ikin.

Cakaj na thotë që kjo Shqipëri është shumë e mirë kështu siç është: pa shtet ligjor, me votime komuniste, me kriminalitet, korrupsion, para të pista dhe Franca e paska gabim.

Çfarë është e gjitha kjo:

Është Injorance?
Është Debilitet politik?
Është Tuafllëk plurivalent?
Është Antishqiptarizëm i egër dhe i porositur?

Personalisht besoj që është e fundit.
Por edhe të tjerat njëra më rëndë se tjetra janë.

E përbashkëta e tyre është se janë të gjitha kundër shqiptarëve dhe integrimit europian dhe pro Edi Ramës.

Ndaj bindja përfundimtare është:
Do të lutesha që Cakaj të ishte “tuaf”, por për fat të keq është antishqiptar.