Aksident në Elbasan, plagosen 3 persona

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e se martës në aksin Elbasan-Librazhd në Labinot Fushë.

Sipas informacioneve të policisë një automjet është përplasur me trafikndarësen, gjatë një parakalimi të gabuar, ndërsa në aksident është përfshirë edhe një tjetër mjet.

Për pasojë, janë plagosur tre persona, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

/Ora News