Intervista e Sadik Premtes nga Parisi: Shehu kishte kurajo, nuk ishte i llojit të vetëvritej

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon intervistën e rrallë të Sadik Premtes nga Parisi, njërit prej kundërshtarëve politikë më potencialë të Enver Hoxhës që jetonte në Perëndim, dhënë revistës franceze “Le drapeu du socialisma”, në vitin 1982 pas ngjarjes së ndodhur në Shqipëri me të ashtuquajturën “banda Xhevdet Mustafa”, ku ai flet e jep konsideratat e tij edhe për regjimin komunist të Tiranës, për ngjarjen e eleminimnt të Mehmet Shehut dhe një prognozë se çfarë do të ndodhte në udhëheqjen e lartë pas vdekjes së Enver Hoxhën. Në këtë kapitull të librit po publikojmë një intervistë të Sadik Premtes, dhënë revistës franceze “La drapeu du socialisma” (organ i Internacionales së IV-të Komuniste, ku aderonte prej vitesh vetë Sadik Premte) në vitin 1982, pas ngjarjes së ndodhur në Shqipëri me atë që tashmë njihet si “banda Xhevdet Mustafa”. Duket se gazetën në fjalë e ka intriguar ai lajm dhe ka rendur që t’i marrë një prononcim Sadik Premtes, njërit prej themeluesve të Partisë Komuniste të Shqipërisë, e cila me në krye Enver Hoxhën vazhdonte të mbante pushtetin që prej vitit 1944. Ajo që bie në sy në përgjigjet e Sadikut të dhëna për gazetën në fjalë, është analiza e ftohtë dhe pa mllefe që ai i bën regjimit komunist në Shqipëri dhe vijës politikës që po ndiqte Tirana zyrtare me në krye Enver Hoxhën, ku ai ka bërënjë prognozë të saktë lidhur me të ardhmen e atij vendi nga ku ishte larguar që në vitin 1944, për të shpëtuar nga eliminimi i sigurt fizik i tij, ashtu si dhe pjesa më e madhe e pjesëtarëve të mbledhjes themeluese të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Po kështu ajo që paraqet më shumë interes në përgjigjet e tij për gazetën në fjalë, është ajo pjesë ku Sadiku flet për veten e tij, për familjen dhe gjithashtu për Enver Hoxhën, lidhur me kursin politik që ai pritej të ndiqte asokohe. Për më shumë na njeh intervista e Sadik Premtes të cilën po e publikojmë të plotë sipas përkthimit të bërë nga z. Zija Lepenica.

Intervista e Sadik Premtes

“Një bandë kriminelësh të arratisur shqiptarë të komanduar nga banditi Xhevdet Mustafa është likuiduar”, ka njoftuar Agjencia Shqiptare e Lajmeve në 28 shtatorin e fundit. Tentativë e çuditshme zbarkimi, nga fundi i vitit 1949. Përshtypje të mistershme me qëllim sundimi, në një vend pak më i madh se Siçilia, mbërthyer midis Jugosllavisë dhe Greqisë.

Historia e kësaj demokracie popullore konfondohet me atë të luftërave të brendshme, sekretin e të cilave e ka Enver Hoxha. “Vetëvrasja” e fundit ka nëntë muaj, kur kryeministri që qëndroi 27 vjet, u eliminua.

Për të tentuar të mësojmë më shumë mbi këtë vend prej 2.5 milion banorësh, i cili ka nivelin më të ulët në Evropë, ne kemi takuar njërin nga themeluesit të Partisë Komuniste shqiptare, sot refugjat politik në Francë.

Sadik Premtja, i quajtur Xhepi, në vitin 1941 mori pjesë në krijimin e Partisë Komuniste shqiptare. Meqenëse refuzoi t’u nënshtrohej urdhrave të Hoxhës, largohet nga Shqipëria në 1944 për të shmangur vdekjen e sigurt. Në Shqipëri ka të shoqen dhe një vajzë të vogël 3 vjeçare.

38 vjet kaluan pa marrë ndonjë lajm nga familja e tij, por ata nuk kishin harruar, dy tentativat vrasjesh nëParis: e para, në 1951 dhe tjetra në 1954.

Gjysmë vëllai i tij, që jetonte në qytetin e tij, lindur në Vlorë, ka qëndruar në burg për njëkohë të gjatë, megjithëse ai s’qe veçse 7 vjeç kur Xhepi la vendin e vet. Ndërkohë, çdo kongres i PPSH-së, dënonte rregullisht Xhepin si tradhtar tëatdheut.Edhe libri i Hoxhës, përkthyer në frëngjisht “Përballë revizionizmit”, qorton vazhdimisht Xhepin.

“Shqipëria është një bunker shumë i madh”.

Pyetje: Ç’mendoni ju për këtë tentativë zbarkimi, për të arratisurit shqiptarë?

Përgjigje: Djali i ish-mbretit të Shqipërisë rivendikoi aksionin sigurisht, ishin zogistë (ruajalistë). Të ndihmuar nga shërbimet sekrete amerikane, britanike ato që morën pjesë në zbarkim. Një provokim i bukur! CIA e di që me 30 vetë nuk mund ta rrëzonte qeverinë, madje as me 3000 nuk mund ta destabilizonte. Është thjesht një akt lufte e ftohtë, ndoshta mendonin senjë zbarkim do të nxiste masat e pakënaqura kundër regjimit, kjo do të thotë të harrosh shpejt se Shqipëria sot është një bunker i madh.

Pyetje: A mendohet sot për pasuesin e Enver Hoxhës?

Përgjigje: Po, prandaj vrau Mehmet Shehun, ish-kryeministrin. U tha se vrau veten në një moment depresioni. “Je l’ai bien connu”.Kishte shumë kurajë, dhe nuk qe i llojit që të vetëvritej. E varrosën si të qe një qen, edhe pse ishte personi i dytë i shtetit.E shoqja, e cila mbante një post të rëndësishëm(presidente e Shkollës së Lartë të Kuadrove të Partisë Komuniste), u burgos. Prej kohësh ekzistonte një rivalitet midis të dyve, Hoxha-Shehu. Të dy ambiciozë, secili dëshironte të qeveriste vetë.

Pyetje: Ky pastrim mund të jetë një politikë e vazhdueshme?

Përgjigje: Në fakt ka disa vite që kanë likuiduar Ministrin dhe Zëvendësministrin e Mbrojtjes, si dhe komisarin politik të Ushtrisë, së bashku me disa qindra oficerë. Pak kohë më parë bënë të njëjtën gjë me Ministrin dhe Zëvendësministrin e Kulturës.

Pyetje: Si e shpjegoni ju izolimin politik në të cilin jetoi Shqipëria?

Përgjigje: Fillimisht u prish me Jugosllavinë në 1948, pastaj me URSS në 1963 dhe më në fund me Kinën në 1978.Për të gjitha rastet, shqiptarët kanë justifikuar politikën e tyre për të mbrojtur figurën e Stalinit.

Ju e dini se PKSH-ja u formua në 1941 me pjesëmarrjen e dirigjentëve të Partisë Komuniste Jugosllave. Mbas lufte heronjtë e popullit ishin Hoxha dhe Tito. Hoxha zgjodhi kampin më të madh, kur Tito u prish me Stalinin.

Në fillim të destabilizimit të URSS në 1956, Hrushovi erdhi në Shqipëri për të shpjeguar se gabimet ishin të Stalinit dhe se tani duhej zbutur regjimi. Militantët e seksionit tëPartisë Komuniste të Tiranës, i kërkuan llogari Hoxhës për krimet e bëra. Hoxha fillimisht pranoi, pastaj i arrestoi dhe i zhduku pa lënë asnjë gjurmë.

Sot Hoxha ka frikë nga një zbutje politike, ai nuk mund të ecë prapa, i duhet patjetër të shkojë deri në fund.

Vetëm Vietnami ruante raporte të mira me Shqipërinë, mbasi ai (Vietnami) deshi të mbante marrëdhënie me të gjitha vendet e kampit socialist.

Pyetje: Pra, nuk ka asgjë pozitive në këtë regjim?

Përgjigje: Po, ka.Analfabetizmi u zhduk dhe ky vend bujqësor njohu një fillim industrializimi. Por për të pasur valutë, për blerjen e materialeve industriale, duhej praktikisht të eksportohej gjithë prodhimi bujqësor drejt Jugosllavisë, Greqisë, Italisë apo Francës. Pra, njerëzve u duhej të shtrëngonin rripin. Nëna ime punoi deri në moshën 75 vjeçare për të përballuar nevojat e saj.

Socializëm për t’u vajtuar!

Pyetje: Besoni se do të ktheheni ndonjëherë në Shqipëri?

Përgjigje: Po, jam 68 vjeç, Hoxha 74. Vdekja e tij do të sjellë padyshim një luftë klanesh. Nga ekipi i vjetër që themeloi Partinë Komuniste, kemi mbetur veçse ne të dy dhe presidenti i sindikatës, një mediokër. Pas dy drejtuesve të vrarë gjatë luftës, të tjerët janë likuiduar.

Shpresoj se ndryshimi do të vijë nga brenda, pa presionin e rusëve apo kinezëve.

Kam takuar njerëz që kanë mundur të ikin nga Shqipëria (djem të rinj), më kanë thënë se prindërit s’kanë guxim të flasin para fëmijëve të tyre.Kjo është barbari e vërtetë! Megjithatë, shenjë e mirë, njerëzit (të rinjtë) diskutojnë midis tyre kur kanë besim ndaj njëri-tjetrit, ata gjithmonë kritikojnë regjimin.

Këta të rinj besonin se kisha vdekur, megjithëse nuk më kishin parë kurrë dhe që në shkollën fillore, u thoshin seunë isha tradhtar.

(Ky shkrim është marrë nga libri “Sadik Premtja, historia e panjohur e një disdienti” i autorit, Dashnor Kaloçi dhe botohet me lejen e tij).

/Memorie.al/