Këmbimi valutor – Forcohen Euro dhe Dollari. Paundi mbetet i qëndrueshëm

Euro ka regjistruar një rritje të lehtë këtë të premte duke kapur nivelin e 123 lekëve, krahasuar me ditën e djeshme, duke e mbyllur javën kështu pozitivisht.

Ndërkaq Dollari Amerikan ka fituar 0.4 pikë duke u ngjitur në kuotën e 110.7 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank.

Paundi Britanik nuk ka pësuar luhatje këtë fundjavë duke qëndruar në të njëjtat vlera sikurse ditën e djeshme prej 142.2 lekëve.

Franga Zvicerane gjithashtu ka mbetur në kuotën e 111.5 lekëve sikurse dje.

Dollari kanadez dhe ai Australian këmbehen sot me përkatësisht 84.5 lekë dhe 75.5 lekë.