Video/ Hazard bëhet “gaz i botës”, nuk shënon dot me portën e boshatisur

Real Madridi ka fituar mbrëmjen e djeshme me rezultatin 0-1 në transfertë ndaj Gallatasarait, ndeshje e vlefshme për grupet e Champions League.

Megjithatë, një episod gjatë ndeshjes,me protagonist, Eden Hazard, ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Ylli i Real Madridit, ka dështuar të shënojë gol, edhe pse porta ishte totalisht e zbrazët.

Po zhvillohej minuta e 63-të e ndeshjes, kur futbollisti belg kaloi edhe portierin e klubit turk, por në portën e boshatisur, ai goditi vetëm shtyllën.

Pamjet kanë bërë xhiron e internetit: