Veliaj na njeh me anëtaren më të re të kabinetit të tij, edhe me administratorin e Njësisë 5

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka prezantuar ditën e sotme administratorin e ri të Njësisë nr 5. Pas punës në bashkinë qendrore, Renato Pashollari do të jetë këtej e tutje administratori i Njësisë Nr.5 në kryeqytet, një prej më të mëdhajave sa i përket numrit të popullsisë. Kjo lëvizje vjen pasi administratorja aktuale Violeta Kila do të jetë tashmë pjesë e kabinetit të kryebashkiakut Veliaj. ”Shumë suksese Renato Pashollarit, si administratori i ri i Njësisë nr. 5 pas punës në bashkinë qendrore dhe shumë mirënjohje Letës, e cila pas kontributit te vyer te 5-a do na bashkohet në kabinet! Krahë të lehta dhe punë të mbarë të dyve”.