U rrahën në lokal me shkopa gome, arrestohen në flagrancë dy vlonjatët

Pas një konflikti fizik midis njëri-tjetrit, Policia arreston në flagrancë 2 shtetas dhe procedon në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Mbrëmjen e kaluar, në ambientet e një lokali në lagjen “Lef Sallata”, pas një konflikti ndërmjet njëri-tjetrit për motive të dobëta, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Th.M., 42 vjeç pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka përdorur shkop gome, në cilësinë e armës së ftohtë.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin S.Gj., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga kontrolli personal këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Gjithashtu, Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit A.L dhe Xh.A për “Plagosje të lehtë me dashje” pasi kanë goditur fizikisht shtetasin Th.M.