Tronditet Bayerni, Lucas Hernandez do të mungojë shumë gjatë

Bayerni Munich duket e mallkuar nga dëmtimet gjatë këtij sezoni. Si për të mos mjaftuar mungesa e gjatë e Sule, i cili u dëmtua në fundjavë, radhën e kishte Lucas Hernandez. Blerja e re e kësaj vere do të operohet, pasi ndjen dhimbje në gju. Javi Martinez dhe Serge Gnabry të dëmtuar po në Greqi nuk kanë dëmtime shumë të rënda dhe do të jenë të gatshëm që në ndeshjen e radhës.

 

Hernandez krejtësisht i pafat, pasi u rikthye nga një dëmtim i rëndë, ndërsa tani sërish mbrojtësi duhet të qëndrojë rreth 6 muaj jashtë fushave. Bavarezët me shumë mundësi do të hidhen në merkato për të afruar një mbrojtës në merkaton e janarit.

Image