“Telefononte nga Brukseli”, Shehi: Rama pyeste a ka kaluar ligji për Koorporatën, apo jo?

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi ishte i ftuar në “Aktualitet” në televizionin Fax News tha se Edi Rama gjatë kohë që ndodhej në Bruksel merrte në telefon dhe pyeste e po kalon apo jo në Kuvend ligji për korporatat.

Shehi tha se Rama nuk e vriste mendjen për procesin e integrimit, por për shpërndarjen e pronave në bregdet ndaj oligarkëve pranë tij.

“Berisha mund të ketë pasur mbështetës jo të mirë, por ishin njërëz politik, ndërsa ky ka pas vetes kriminelë. Ne me këtë që kemi në krye jemi otoman. Ky merrte në telefon nga Brukseli për të pyetur a ka kaluar ai ligji për korporatën apo jo. Ky nuk kishte asnjë interes se çfarë po ndodhte në Bruksel, por me atë që po ndodhte në Tiranë për ligjin e pronave që ua ndan oligarkëve të vet. Pa iu pa boja akoma ligjit, filluan të shpërndahen tokat në bregdet sepse kush e di se sa kohë ka që po përgatiteshin,. Ky njeri nuk kishte hall në po hyjmë apo dalim nga BE, por a po kalon apo jo ligji”, tha Shehi.