“Stop projektit sllav Vuçiç-Rama, rrezik mbarëkombëtar”

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj *

Thellësisht mirënjohës për ftesën e posaçme dhe shumë i respektuarpër pjesemarrjennë konferencën: “NATO’s response for future Challenges”, zhvilluarjavën e kaluar në Kolegjin e Lartë të NATO-s, Romë (NDC).

Gjatëkonferencës, diskutimeve në panele, me autoritetet,kolegë, gjeneralë/e, bashkëudhëtarë dhe miq nga 29 vendet e NATO-s, etj,  si dëshmimtar, ekspert dhe kontribues më shumëse modest në udhetimin25 vjet ndrejt/pas anëtarësimit në NATO, pata privilegjin të ndaja disakëndveshtrime strategjike, kryesishtpër rajonin e Ballkanit Perëndimor,si vijon:

Së pari: Citova, Presidentin e nderuar Z. Bujar NISHANI,i pari President i RSh, si i “ftuar nderi” në adresimin në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të USA, Washington, DC (26 Shtator 2016): “anëtarësimi në NATO një arritje madhore jo vetëm në fushën e sigurisë kombëtare, por edhe ngjarja e dytë gjeopolitike dhe historike pas themelimit të shtetit shqiptar 104 (7) vjet më parë”.

Profesionalisht shtova se kjo arrije,konfirmoi:“suksesin e projektit të zgjerimit të NATO-s (better in than aut – më mirë anetaresimi qoftë edhe me prpobleme SE jashtë Aleancës), por edhe peshën gjeostrategjike të Shqipërisë për sigurinë, stabilitetin demokratik, prosperitetin dhe intergimin Euroatlantik të rajonit.

Arritje jashtëzakonshme pa asnjë medyshje. Por, duhet ritheksuar dhe kuptuar se në çdo rast siguria nuk është prapagandë, që jepet dhe dhurohet falas (for free/granted). Prandaj, duhet të jemi konshient, se mbetet ende shumë për të de-politizuar sistemin, de-kriminalizuar institucionet, trasformuar strukturat, mirë-harmonizuar balancat, rritur shpenzimet, trajtimin e personelit, si dhe përditësuar dhe modernizuar kapacitetet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare.

Së dyti: Mbi Rajonin.Mbas më shumë se“1 dekade(në dukje) mjalti”, kryesisht në 5-6 vitet e fundit, shumica e vendevetë rajonit, kanë dyfishuar shpenzimet e mbrojtjes si dhe fatkeqësisht u janë ri-kthyer programeve ushtarake dhe “garës së fuqisë së armëve” ndaj njëri tjetrit.

Po kështu, është fakt i njohur gjeresisht dhe provuar lehtësisht, edhe për Presidentin e Serisë, Z. Vuçiçdhe këshilltarët e Tij, se përtej “për mirë apo për keq”, në këtë përqasje (ri-kthimin te armët) bën përjashtim vetëm RSH,e cila në 6 vitetfundit e ka ulur deri rrotull 1 %  të GDP-së buxhetin dhe shpenzimet faktike të mbrojtjes, pa llogaritur “shpërdorimet me VKM (jashtë strukturës së shpenzimeve & programeve të mbrojtjes (Spitalin e Traumës; helikopterët e MinistrisësëBrendshme; EmergjencatCivile; Shperblime/pajisjepërpersonelinjo tëFA, etj), duke dëmtuaraR ftësitë operacionale të FA, seriozitetin e përfaqësimit, si dhe në përmbushjen e angazhimeve zyrtare të miratuara nga 29 kryetarët e shteteve në 4 Samitet e fundit, mbi arritjen e detyrimit (2%) në kuadër të “kërkesës se TRUM”, për “ndarjen e derejt të barrës” në NATO.

Ndërsa nga ana tjetër, është po ashtu fakt se Serbia vetëm për vitin 2019(me shume se 6 vite se bashku Buxheti i RSH), ka arritur më shumë se 907 milonë dollarë shpenzimet e mbrojtjes (shifër rekord nga koha e Millosheviçit(!).

Kështu, në përgjigje të “shqëtesimit-prapagandistik” të Presidentit Vuçiç, mundet të shtoj se PO, është fakt i njohur botërisht, se Serbia në rreshtin e parë, si dhe disa nga vendet e rajonit (e ri-theksoj me përjashtim të RSH & Kosovës) po“ri-armatosenmeavion-Migdhehelikopter-luftimi; sisteme raketore të gjeneratës se fundit; tanke, trasportues të blinduar, zhvillojnë armatime, kapacitete sulmuese dhe aktivitete të luftës konvecionale”; kanë intensifikuar partneritetin strategjik dhe programe modernizimi në fushën ushtarake me vende jo-miqësore me NATO-n (konkretisht, Rusine, Kinën, etj),të cilat kanë ambicje të njohura gjeostrategjike në rajon dhe në mesdhe!

Ndersa pyetja legjitime për PresidentinVuçiç, këshilltarët, gjeneralët dhe ndjeksite projekteve të Beogradit zyrtar ne Tiranë mbetet: “nga kush kërcenohet, kë vend kërcenon ose cili vend është i kërcenuar, dhe pse por “ri-armatoset deri në dhembë Serbia”, meriton një analizë, vlerësim dhe qëndrim ndërkombetar, por që gjithësesi në gjykimin tim modest, nuk kërkon kapacitete, aftësi strategjike dhe gjeopolitike të veçanta (ndriçuara), për t’Ju përgjigjur edhe qytetarët e thjeshtë.

Në të kundërt, gjykoj se këto zhvillime kanë dëmtuar shumë rëndë balancat e fuqisë ushtarake (vendosura në marrëveshjen e Dejton-it 25 vjet me parë- 1995), përparimin/zhvillimin e Masave të Mirëbesimit Reciprok (CSBM), sigurinë, stabilitetin, axhendën e integrimit dhe interesat e NATO-s, SHBA dhe BE në vendet e rajonin e ballkanit perëndimor.

Për më tepër, në vlerësimin ushtarak, është po ashtu FAKT i pakundërshtueshëm, se kjo qasje, përbënjo vetëm rrezik potencial për tërësinë teritoriale të Kosovës dhe rrjedhimisht për sigurinë kombetare të Republike së Shqiperisë, por edhe për interesat gjeostrategjike të NATO-s, si dhe minojnë shumë rëndë mbajtjen e “rolit–hegjemon”, nga SHBA, çka në këndvështrimin tim strategjik, mbetet përcaktues në mos jetik për stabilitetin e rajont dhe në mesdhe.

Së treti: Programi i Qeverisë së Kosovës, për transformimin e Strukturëssë Sigurisë në Forca të Armatosura, strategjikisht e çmoj: “të drejtë legjitime (të vonuar) për të ushtruar sovranitetin teritorial të Republikes së Kosovës, si dhe në të njejten kohë, edhe një të drejtë universale për tu vetë-mbrojtur”. Asnjësynim, ende dhe nuk zotëron asnjë kapacitet kërcënues, ndaj askujt, përfshi Serbisë apo çdo vendi tjetër “që ngre dallgë-prapagandistike dhe shqetësime pa arsye racionale”. Përkundër institucionet përgjegjëse, aktorët dhe faktorët relevant të Prishtinës zyrtare, njëzëri kanë garantuar vendet e rajonit, NATO-n, BE, SHBA, etj se FA do të jenë bashkepunuese, kontribuese dhe të hapura ndaj vendeve të rajonit, (sigurisht, përfshie dhe me RSH), për projektetë përbashkëta mbi: “emergjencatcivile, arsimimin, stërvitjen, mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike, situatat renegate, operacionet paqeruejtese të NATOs, UN, BE etj”.

Thenë sa më lartë, gjykoj se mbetet interes strategjik, që krahas rëndësisë kritike për vijimin e prezencës së NATO-s (KFOR), vendet e rajonit duhet të heqin dorë, ose NDALEN nga “ri-armatosia dhe tregimi i muskujtve” kundër njëri tjetrit; nga ri-kthimi fatal te projektet famëke që dhe premisat e historisë së përgjakshme shekullore.

Në të kundërt, u duhet tëri-kthehen dhe ri-fokusohen në zhvillimin e masave të mirëbesimit reciprok, programet e zhvillimit ekonomik, prosporitetit, përmbushjen e standarteve të “pranimit me meritë” në Bashkimin Evropian. Në planin e sigurisë dhe mbrojtjes, vendeve u duhet të heqin dorë ose të ndalohen nga komuniteti ndërkombëtar, nga “ri-armatosia, zhvillimi programeve dhe i aftesive kërcënuese kunder njeri tjetrit”, por të zhvillojnë plaftorma, ura bashkëpunimi, projekte dhe kapacitete për tu përballur me kërcënimet e përbashkëta, si: “policimi hapësirës ajrore,rastet renegate,terrorizmi; kibernetikë, ekstremizmi i dhunshëm, krimi i organizuar, trafiqet, emergjencat civile, krizën e refugjatëve, etj”.

Së katërti: Ndamë opinione të lira me autoritetet, kolegë/et dhe miqtë për krizën e rëndë politike, institucionale, ekonomike; të mos-përfaqësimit dhe të besimit (depresionit shoqëror) që fatëkeqësisht, vitet e fundit po ndeshen vendet e rajonit, nga përballja me “pasojat e shtetit të dështuar dhe destabilitetit demokratik, e zgjedhjeve (push-tetit) të vjedhura, krimi i organizuar, si dhe lufta për influenca dhe pushtet brenda establishmentit të oligarkive politike, ekonomike, institucionale dhe mediatike.

Fatëkeqesisht, udheheqësit lokalë të vendeve të rajonit, nën paranojën e përjetësimit të pushtetit, në vend të marrin përgjegjësitë për dështimin e aspiratës së integrimit në BEdhe shmangien e kapjes së shtetit dhe institucioneve nga krimi, industria e drogës dhe korrupsioni, u janë ri-kthyer axhendave të rrezikshme, projekteve famëkeqe/ndryshkura dhe fjalimeve të zjarrta nacionaliste.Udhëheqës tërrjedhur, të deformuar nga idetë, institucione të rrethuara nga servilë-ordinerë, pinjollët e ish-regjimeve komuniste, sekserë të stërvitur, kamikazë-delekuent, si dhe “fuqia e pusht-etit të vjedhur (pa votuar), në vend të zgjidhjeve për sigurinë e jetës, pronës, prosporitin e qytatarëve, si dhe integrimin e shoqërive respektive në vlerat euralantike = të gjejnë “armikun” ose te rivalët, kundërshtarët politikë (opozita) brenda vendit, ose te armiqtë e jashtëm, ose koalicion armiqsh njeherësh. Nuk është për të qeshur, as për të heshtur, por për të ulëritur dhe reaguar si qytetarë evropianë.

E çmoj shumë të gjetur, të ri-sjellë si memorje,  mesazhin  e mirënjohur të Sekretarit të Shtetit të SHBA, Sh.. T. Z. James BAKER, në udhëkryqin e përmbysjes së regjimit kominist në vitin 1991, para 300 mijë shqiptarëve të rraskapitur theksoi se: “Liria funksionion”.

Kështu, jam besimplotë, se kryesisht gjenerata e re e rritur me “frymën e fuqisë së lirisë” do të privalojë edhe në këtë rajon me të kaluar të përgjakshme dhe sudimtare barbarë, por me pozicion kyç gjeostrategjik, histori të lashtë, potenciale/pasuri natyrore, qytetarë të devotshemdhe vlera të dalluara euroatlantike. Prandaj, e çmoj si nevojë jetikeqë vendet,sa më parë aq më mirë, të heqin dorë(ose imponohen) nga “armët” dhe rikthimi konfliketeve,por me zgjedhje të lira tësfidojnëoligarkëtlokalë dhe “mëndjet e armatosura” për ti rikthyer vendet në shinat e sistemit të vlerave demokratike: “pluralimit politik, legjitimitetitdhe de-diskretitimit të parlamentarizmit; mirë-harmonizimit të pushteve mbi parimin “check and balance”,shtetin ligjor, ekonomisë së tregut; luftën kunder krimit të organizuar, drogës, trafiqeve, korrupsionit, si dhe përmbushen e standarteve të integrimit të vendeve të rajonit në BE”.

Së fundmi, përsërita mirënjohjen personale për vlerësimet, për diplomimin; përfshirjen përgjatë 25 viteve, në 10-ra konferenca dhe programet e këtijinstitucionianvangardë, me ekspertizë të ndriçuar dhe kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin e leadership-it politik dhe ushtarak në të gjitha vendet e NATOs, përfshi dhe vendin tonë.

Di ishte e padrejtë ta lija pa permendur, se “qershia mbi tort”, si shumë herë në 20 vjet, ishte bashkëbisedimi mbi: “kujtimet, vleresimet, zhgënjimet dhe sfidat në rajon”, me UK/Dr. JAMIE SHEA, skalitur “Shqiponjë e Artë” në imazhin e mbarë-botës (CNN) dhe“emblema e fytyres së fuqisë së Alenacës së Atlantikut tëVeriut (NATO-s) në çlirmin e Kosovës, etj”.

Me këtë rast, konformova autoriteteve, kolëgëve e miqve, se edhe në rezervë, “i çliruar nga kufizimet e uniformës ushtarake”mbetem edhe më i lirë, më i motivuar për të vijuar të bashkëpunoj dhe kontribuoj me eksperiencën, ekspertizën dhe përgjegjshmëri shtesë, për plaformat, projektet dhe programet e sigurisë kombëtare, rajonale, NAT0, BE, etj.

* Gjeneral Piro AHMETAJ, ish- Këshilltar Ushtarak i Presidentit të Republikës; Zëvëndës Shef i Shtabit të Përgjithem të FA; Përfaqësues Kombëtar në Komandën Supreme të NATO-s.