Spahiu: Ekonomia shqiptare drejt kolapsit total

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, thotë se ekonomia shqiptare është drejt kolapsit total. Ai thotë se rënia e të ardhurave, sidomos e TVSH, ka bërë që buxhetit të shtetit ti mungojnë 65 milion euro. ”Diferenca do të ishte më e thellë nëse nuk do të kishte kaluar ligji antikushtetues për dividentin dhe gjithashtu rritja e të ardhurave nga taksat vendore, kryesisht ajo e ndikimit në mjedis prej lejeve të shumta të ndërtimit, detyrime fikse që nuk kanë asnjë lidhje me performancën e bizneseve”,-shkruan më tej ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

Postimi i plotë

Rënia e të ardhurave, sidomos e TVSH, ka bërë që buxhetit te shtetit ti mungojnë 65 milion euro. Diferenca do të ishte më e thellë nëse nuk do të kishte kaluar ligji antikushtetues për dividentin dhe gjithashtu rritja e të ardhurave nga taksat vendore, kryesisht ajo e ndikimit në mjedis prej lejeve të shumta të ndërtimit, detyrime fikse që nuk kanë asnjë lidhje me performancën e bizneseve.

Perfundimi i projektit të TAP, siç prej kohësh të gjithë e kemi parashikuar, ka bërë që të ardhurat nga TVSH të bie ne 48%. Kjo është rënia me e thellë në dekadën e fundit. Ndikimi në përqindje mjaft të lartë në të ardhura i një projekti të vetëm tregon se sa e dobët është ekonomia jonë.

Pas kalimit të ligjit për dividentin por dhe rritjes pa asnjë kriter të dhënies se lejeve të ndërtimit, dy mekanizma që ndihmuan buxhetin në zërin e të ardhurave, të shohim se çfarë shpikje do te bejë Rilindja me ekspertet e saj, per te mbajtur ne këmbë ekonomine pothuajse te rrënuar.