Selena Gomez një tjetër dedikim për Justin Bieber?

Disa orë më parë, Selena Gomez, ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Lose you to love me”.

Sapo paralajmëroi hitin e ri në rrjete sociale, të gjithë fansat menduan se kënga do të ishte një dedikim për Justin Bieber, por tani që është publikuar edhe teksti, at janë përfundimisht të bindur.

“Ky kërcim po më vret ngadalë, unë duhet të të urreja ty që të dua veten. Unë ti dhashë të gjitha dhe të gjithë e dinë. Vetëm në dy muaj ti na zëvëndësove. Më bërë të mendoj se e meritoja këtë”, shprehet Selena ndër të tjera në këngën e re.

Kujtojmë se ish i dashuri i saj, Justin Bieber u lidh me modelen Hailey Baldwin vetëm pak kohë pas ndarjes me këngëtaren dhe aktoren e njohur. Tani Bieber dhe modelja janë të martuar, por duket se Selena nuk e ka pranuar akoma fundin e një dashurie disa vjeçare, plot ulje dhe ngritje.