Rikonstruksioni i rrugës Pogradec-Tushemisht, FSHZH: Punimet mbyllen brenda 8 muajve

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton sepunimet për rikonstruksionin e rrugës Pogradec-Tushemisht po ecin me ritme të larta dhe kjo rrugë parashikohet të përfundojë në një afat 8 mujor. Në këtë aks rrugor me gjatësi 6 kilometra është bërë devijmi i trafikut.

Aktualisht vijon puna me proceset gërmim dheu, shtresë çakëll, si dhe në ndërtimin e veprave të artit përgjatë gjithë gjatësisë.

Është bërë devijimi i trafikut, duke ndërtuar tombino të përkohshme, si dhe vazhdon gërmim dheu kasonete nga pjesa fundore, në zonën jo të banuar.  

Puna po ecën me ritme të larta, pasi kjo rrugë parashikohet të përfundojë në një afat kohor, prej 8 muajsh.

Rruga Pogradec–Tushemisht do të rikonstruktohet në kuadër të programit “Rrugët lidhëse rajonale” që financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore dhe që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Me një gjatësi investimi 6 km, ky projekt pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e zonës, veçanërisht në drejtim të turizmit dhe ekonomisë lokale” njofton Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndërsa ka publikuar foto nga punimet që po kryhen.