Reforma zgjedhore, opozita zgjedh grupet e punës, Basha “rikthen” Ristanin / EMRAT

Opozita e bashkuar do të mblidhet nesër në orën 09:30 për të diskutuar për Reformën zgjedhore.

Mësohet se opozita ka caktuar edhe grupet e Punës. Gazment Bardhi do të jetë në kyre të grupit të punës. Ndërsa  pjesë e grupit do të jenë edhe: Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeja, Arben Ristani, Endri Hasa, Çlirim Gjata.

Ndërsa LSI do të përfaqësohet nga Ilirjan Muho dhe Muharrem Caka.

PD deklaron se opozita është e angazhuar për këtë reformë dhe e ka shprehur vullnetin për të dhënë kontributin e saj.