Presidenti Meta merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës zyrtare në Japoni, ka marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

Përmes një postimi në Facebook, bashkëngjitur disa fotove të shkrepura gjatë ceremonisë, Presidenti Meta shpreh besimin se gjatë udhëheqjes së Perandorit të ri të Japonisë, marrëdhëniet midis dy vendeve e popujve tanë do të forcohen më tej!

Në vijim postimi i plotë i Presidentit Meta:

Shumë i nderuar të merrja pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.
I urova jetë të gjatë dhe suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme, me besimin e plotë se gjatë Erës së Madhërisë së Tij, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve e popujve tanë, do të forcohen më tej!