“Po monitorohemi për çdo gjë”, Orjola Pampuri: Dorëheqja e Ramës është çështje e tij

Ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri e ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News u shpreh se dorëheqja e Ramës është për arsye personale të tij. Pampuri tha se në 2 vite, opozita ka arritur shumë. Gjithashtu, ish-deputetja theksoi se protesta ka patur gjatë gjithë kohës.

“Unë ndjek rolin e Opozitës. Ne jemi direkt nga moshapja e negociatave. Ne nesër do të paraqesim një alternativë. Ne jemi në të njëjtën linjë, protesta është një tjetër alterantivë. Si mund të artikullohet se nuk ka protesta, kur për 1 vit rresht protestohet, dhe të gjithë deputet e PD-së kanë qënë atje. Në 2 vite janë bërë shumë protesta, janë bërë hapa të jashtëzakonshme. Janë bërë gjithë këto hapa, si djegia e mandateve.

Pse nuk mori Rama një vendim si Zaev? Dorëheqja e Ramës është çështje personale e tij. Nuk është njeri normal. Kur ne e kërkuam ai nuk e dha. Do monitorohemi për gjithçka bëjmë. Ne nuk kërkojmë të vijmë në pushtet me forcë, por me votë të lirë.”