Nuk e ndoqi në Instagram, Jenifer Aniston i ‘bën namin’ ish-bashkëshortit

Justin Theroux u kap mat gjatë një interviste për “ETonline” kur u pyet në lidhje me ish-bashkëshorten e tij.

Aktori 48-vjeçar ishte ndër të parët që ndoqi Jennifer Aniston kur ajo iu bashkua Instagramit javën e kaluar, por ndjekja e tij nuk u regjistrua – dhe ish-gruaja i kërkoi llogari për këtë.

“Ajo më shkroi dhe tha: Pse nuk më ke ndjekur”, dhe unë i thashë: “Sigurisht që të ndoqa! ” dhe ajo tha “jo nuk e ke bërë”.

Më pas aktori tha se e kuptoi që kishte qenë një nga njerëzit e kapur në ngërç kur Instagrami ra dhe ndjekja e tij nuk ishte regjistruar.

“Ajo ishte betuar se nuk do ta bënte dhe pastaj e bëri (hapi Instagram). Jam shumë krenar për të – mendova se bëri shumë mirë”, tha ylli i filmit “The Leftover”.

“Bota do të mësojë sesa grua zbavitëse është… Ajo do të jetë shumë e mirë në Instagram”, shtoi ai.

Sot aktori e ndjek ish-partneren në Instagram.

Theroux dhe Aniston janë ende miq të mirë dhe ndarja mes tyre u bë në mënyrën më të sjellshme. Ata u ndanë më parë gjatë këtij viti pas dy vjet martese. Çifti nuk pati fëmijë dhe fjalët e njerëzve për këtë gjë, kanë qenë gjithnjë problem për akoren.