“Në mars zbuluam informatorët”, befason zv/ministri: Tani zbuluam trurin e terroristëve

Besfrot Lamallari ka bërë një deklaratë të pazakonte mbrëmjen e sotme kur tha se në mars të 2018 autoritetet shqiptare kanë zbuluar informatorët e celulës terroristë që kërcënonte sulme të mundshmeë, ndërkohë që sipas tij ditën e somte, është zbuluar ‘truri’ i kësaj cellule.

Lamallari than ë “Opinion” se këta do bënin sulme terroriste të kombinuara me armë zjarri dhe me shpërthim eksploziv kryesisht ndaj liderëve të muxhahedinëve.

“Deklarata sot nuk kishte të bënte me asnjë atentat, apo episod. Zbuloi një plan, një celulë. Para një viti ne ndaluam dy shtetas iranian, që duke u hequr si gazetarë por ky ishte mbulimi, ata ishin operativë dhe kishin plan të mblidhnin informacion. Ndërhyrja në atë kohë bëri që plani të shtyhej, sot ne kemi zbuluar për publikun një plan dhe një celulë të ngarkuar për ekzekutimin e këtij plani. Ka dhe të tjerë që janë ekzekutorë.

Personat që janë shoqëruar më parë janë të tjerë. Atëherë po flisnim për ushtarët. Sot po flasim për “trurin”. Këta do bënin sulme terroriste të kombinuara me armë zjarri dhe me shpërthim eksploziv kryesisht ndaj liderëve të muxhahedinëve. Ne zbuluam në mars informatorët dhe tani zbuluam mendjen”, tha zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.