“Mos e ngatërroni me Teatrin Kombëtar”, ministria në qendër të Tiranës ofron pamje të frikshme

Fotoja e mëposhtme është shkrepur në kryeqytet dhe nuk është ndonjë godinë e zakonshme, por e njërës prej ministrive më të rëndësishme në vend.

Fotoja është shpërndarë nëpër rrjetet sociale dhe godina në fjalë është e Ministrisë së Bujqësisë dhe duken qartë se dëmet janë të konsiderueshme ndërsa shkak është bërë tërmeti që tronditi kryeqytetin pak kohë më parë.

Asnjë ndërhyrje nuk është bërë në godinën e këtij institucioni të rëndësisë së veçantë, shtuar faktin se ndodhet në qendër të kryeqyteti.

“Eshte godina e Ministrise se Bujqesise. Mos e ngaterroni me Teatrin Kombetar!”, shgkruan gazetari Vehap Kola në rrjetet sociale përkrah fotos.